Home KRYESORE PAMECA, kritika prokurorisë dhe gjykatës për Çakon, Shullazin, Roshin e Frokun!!!

PAMECA, kritika prokurorisë dhe gjykatës për Çakon, Shullazin, Roshin e Frokun!!!

Misioni i PAMECA në Shqipëri, kritikon prokurorinë për disa procedime penale dhe arrestime të personave me rrezikshmëri të lartë kriminale.

ABC News ka siguruar një kopje të raportit të ecurisë së misionit gjatë muajit mars-gusht të këtij viti, në kuadër të konsolidimit të kapaciteteve lizgjzbatuese në vend.

Në këtë raport bie në sy kritikat ndaj prokurorisë për nisjen e disa procedimeve penale ndaj zyrtarëve të lartë si drejtori i policisë së shtetit Haki Çako dhe vartësve të tij, procedimin ndaj Emiljano Shullazit, Arben Frrokut dhe kreut të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.

Në raport, PAMECA kritikon prokurorinë për nisjen e hetimit për pajisjen e përgjimit e njohur si “IMSI Catcher” dhe pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako dhe dy vartësve të tij.

Theksohet se ekspertët e PAMECA kanë arritur në një konkluzione se çështja e procedimit dhe kërkesa e ndalimit të gjykatës kundër Drejtorit të Policisë dhe dy oficerëve të FSO dukeshin të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime.

PMECA thotë se prokuroria nuk kishte asnjë të dhënë që ajo pajisje kryen përgjime dhe se vendimi i gjykatës për pezullimin e tyre ka ndikuar në hetimet e tjera që Forca Speciale Operacionale kishte në hetim, pas pezullim të dy drejtuesve të saj.

Ekspertët e PAMECA kritikojnë organin e akuzës edhe për rastin e procedimit penal dhe arrestimit të Emiljano Shullazit.

Ata thonë se hetimet nuk janë kryer në mënyrë të thelluar nga prokuroria për arritur në një rezultat konkret.

Sipas tyre, faktet e përshkruara në vendimin e arrestit janë të vagëta, të përgjithshme, pa ndonjë referencë për burimet e provave si për dëshmitarët apo përgjimet e kryera.

Në raport, PAMECA vë në dukje edhe faktin se policia e shtetit është ankuar për mos përfshirjen e tyre në hetimin e çështjes nga prokuroria, që sipas tyre, vjen për shkaktë ndjeshmërisë politike të cilat ende nuk janë të qarta.

Në raportin Misionit të Asistencës Policore në Shqipëri, që kanë zyrat pranë Ministrisë së Brendshme, është komentuar edhe rasti i ndalimit dhe procedimit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Vlerësimi, thonë ekspertët, tregoi se vendimi i Gjykatës nuk përfshin ndonjë arsyetim serioz lidhur me ekzistencën e njërës prej kushteve për masë parandaluese të nxjerra nga Gjykata ndaj Roshit.

Në përgjithësi, thuhet në raportin e PAMECA, vërehet një tendencë e sistemit të Gjykatave për të miratuar çdo kërkese të Prokurorisë për zbatimin e masave të sigurisë për çështje sensitive.

Në këtë raport, PAMECA ka komentuar edhe dosjen e Arben Frrokut, vëllait të ish-deputetit të mazhorancës, Mark Frroku.

PAMECA përshkruan kalvarin e proceseve gjyqësore deri në arrestimin e tij në Holandë për falsifikim të dokumenteve, duke shtuar se autoritetet holandeze janë të interesuara të ekstradojnë Frrokun drejt Shqipërisë.

Këto vlerësime, nuk dihet se me çfarë autoriteti janë komentuar dhe renditur në raportin e PAMECA. Por siç duket arsyetimi i misionit që asiston policinë tregon mos rakordimin institucional mes prokurorisë dhe policisë së shtetit. /ABC News

Share: