Home KRYESORE Ka deputet gjerman Krischbaum, por ka dhe deputet shqiptar Koçobauum!

Ka deputet gjerman Krischbaum, por ka dhe deputet shqiptar Koçobauum!

0

Nga Ylli Dylgjeri

Koçua kundër të gjithëve: Populli po zgjohet të rrëzojë kastën e korruptuar!

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima në urimin e sotëm për festën e pavarësisë, ka sulmuar edhe politikën, që sipar tij është mizore, e paaftë dhe e korruptuar. Kohëdhima thotë se Shqipëria në këto 25 vjet është sunduar prej kastave të korruptuara.

“Sot, në këtë ditë të shënuar, duhet të pranojmë me keqardhje të madhe se, Shqipëria këto 25 vite, u sundua prej kastave të korruptuara, të paafta e mizore, të cilat, më së fundi dhe nën trysni, gërryen sovranitetin e Republikës sonë të pavarur”, shprehet Kokëdhima.

Teksa vlerëson mbështetjen e SHBA-së, ai thotë se populli po zgjohet për të shkatërruar kastën.

“Shqipëria do luftojë si kurrë më parë, për tu çliruar nga diktatura e skamjes, injorancës, paaftësisë dhe padrejtësisë, nga tirania e korrupsionit dhe hashashit. Do luftojë për të vendosur republikën demokratike kushtetuese, të pavarur e sovrane, për të kthyer shpresën dhe besimin, punën, dinjitetin e mirëqenien te rinia dhe qytetarët. Duket sikur e keqja ka triumfuar përfundimisht, por kjo nuk është kështu. Populli po zgjohet. Rinia po ndërgjegjësohet. Të varfrit, të përbuzurit, të papunët, të harruarit, të palumturit po ngrihen. Revolta e tyre do e thyejë kastën që po shkatërron jetën dhe egzistencën e qytetarëve tanë. Ja vlen të luftojmë. Të fitojmë mbi frikën e pamundësinë”, shkruan Kokëdhima.

Shënim:

Miq kudo ku jeni!

Nga ky çast nuk ja vlen me të shani, kritikoni e luftoni me Qeverinë, por këndoni: Ka dale Koçua në ballë, Fusni brënda atë pallë!

Share:
Reklama juaj