Home KRYESORE Lokalet e natës me sex e droge, 7 vajza shpëtohen nga “kthetrat”...

Lokalet e natës me sex e droge, 7 vajza shpëtohen nga “kthetrat” e prostitucionit

7 vajza të reja, 3 prej të cilave të mitura, kanë dalë nga rrjetet e shfrytëzimit te prostitucionit nëpërmjet kontrolleve të Policisë së Tiranës në lokalet në kryeqytet.

50 lokale kanë kaluar në sitën e aksioneve të policisë.

Njëra prej vajzave të shfrytëzuara, një 16–vjeçare nga Durrësi, pas kontrollit të policisë, tregoi se si e shfrytëzonte për prostitucion njëri nga ortakët e një lokali të tillë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, thotë për Tv Klan se janë shoqëruar me dhjetëra vajza, shqiptare e të huaja gjatë 22 kontrolleve të bëra.

Janë lokale kryesisht që ofrojnë striptizë. Një pjesë e tyre vijnë nga Serbia.

Drejtori i Policisë së Tiranës thotë se këto lokale përdoren edhe për veprimtari të tjera kriminale, kryesisht në shpërndarjen e drogës. Gjatë këtij viti, janë regjistruar 8 procedime me metoda speciale të hetimit, disa prej të cilave janë përfunduar me arrestime dhe disa të tjera janë ende në ndjekje.

Sipas Hodajt, grupi i personave që vepronte në zonën e rrugës së “Myslym Shyrit”, ishte një nga më aktivët në kryeqytet, me më tepër se 25 persona të arrestuar dhe me rreth 500 mijë euro xhiro vjetore dhe dhjetëra kilogramë heroinë e kokainë të shitur. /Tv Klan

Share: