Home KRYESORE A po krijohet “Poli i tretë” politik ?

A po krijohet “Poli i tretë” politik ?

Tashme 6 deputete te partive te ndryshme Nard Ndoka, Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule kane dale sot me nje deklarate te perbashket ku renditet 7 kerkesa per reformen zgjedhore.

A eshte kjo dakordesi per reformen zgjedhore hapi i pare per krjimin e nje “Poli te trete” ne politiken shqiptare?

Ja çfarë thuhet në deklaratën e përbashkët të deputeteve:

Ne, një grup deputetësh, përfaqësues të forcave te ndryshme politike në parlament, zhvilluam sot një takim në lidhje me çështje të reformës zgjedhore.

Nisur nga qëndrimi që mbajti Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian, i cili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë si një kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Nisur nga interesi i publikut shqiptar, që kërkon zgjedhje të ndershme dhe garatim të votës, si një kusht për stabilitetin e vendit dhe si një e drejtë legjitime kushtetuese;
Nisur nga shtyrja e pajustifikueshme e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili në gjashtë muaj dështoi të miratonte ndryshime të domosdoshme të Kodit Zgjedhor;
Nisur nga pamundësia kohore për të ndryshuar sistemin zgjedhor, i cili është thelbi i pabarazisë elektorale;
Ne gjykojmë që ka ardhur momenti të reagojmë publikisht për të sensibilizuar kolegët tanë parlamentarë, institucionet ndërkombëtare si dhe publikun shqiptar për disa çështje që lidhen me administrimin zgjedhor;
Ne kërkojmë:

1. Përbërje jopartiake të komisioneve zgjedhore
2. Numërim elektronik të votave
3. Kontroll dhe tavan mbi shpenzimet e partive politike dhe audit ndërkombëtar
4. Ashpërsim të masave për shitblejrjen dhe tjetërsimin e votës
5. Të drejtë vote për emigrantët
6. Hapësirë të barabartë mediatike gjatë fushatës
7. Dekriminalizim të listave zgjedhore.

Ne i bëjmë ftesë të gjithë kolegëve tanë parlamentarë t’i bashkohen kësaj nisme, në mënyrë të veçantë anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, të cilët duhet të marrin seriozisht kërkesat tona.

Ne do ta vazhdojmë betejën tonë politike në parlament, lidhur me çështjet emergjente të reformës zgjedhore.

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë kryefjala e aktivitetit politik në muajt që kanë mbetur.

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë kushti i integrimit të vendit tonë në BE.

Share: