Apeli i mësueses së sëmurë: Dua të blej një vdekje të ëmbël....

Apeli i mësueses së sëmurë: Dua të blej një vdekje të ëmbël. Ja cfarë bëjnë nxënësit

0

Ilirjeta Lena, mësuesja e shkollës “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, vuan nga një sëmundje e rëndë. Në një postim në FB ajo ka sqaruar sëmundjen, e cila kërkon shumë shpenzime. Duke treguar për ndarjen nga jeta të shoqes së saj, që vuante nga e njëjta sëmundje, mnd/als bulbar, ajo thotë se është e tmerruar për faktin se nuk mund të marrë trajtimin e duhur.

“Unë dhe Liz kishim të njëjtën sëmundje mnd/als bulbar! Thelbi i kësaj sëmundje,me pak fjalë është: ajo të paralizon komplet deri sa arrin në zemër! Zemra punon, por nuk mer dot frymëdhe nuk ha dot vetë! Ndaj të bëjnë 2 operacione për të marë frymë dhe ushqyer artificialisht! Kjo sëmundje nuk dëmton trurin dhe sytë! Ju kujtohet lëvizja “kova me akull”për këtë sëmundje u bë! 

Ajo ndërroi jetë e qetë, të gjitha shërbimet ju bënë, dhe falas!!
Unë jam e tmerruar, e tronditur, e zemëruar, e shqetësuar, kur mendoj çfarë do ndodhë me mua?!

1.Ku do ta gjej unë aparatin e frymëmarrjes?! Kur t’u thonë familjarve të mi, blijeni së në Shqipëri nuk ka!!

2.Sa lekë do t’u marrin mjekët për 2 operacionet e mija?! Kur këto në çdo vend të botës, bëhen falas, sidomos për në, pacientët me als!

Këtu, në Shqipëri dhe vdekja blihet, madje shumë shtrenjtë! Unë dua të blej një vdekje të ëmbël!

Të dashur miq! Lutuni për mua, që zoti të bëjë një mrekulli, të ndërroj jetë pa patur dhimbje dhe pa parë tmerr me sy! Ju uroj shëndet dhe vetëm shëndet! Me urimet më të mira dhe shumë dashuri!“, shkruan ajo në FB.

Por siç duket, thirrja e saj nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi ish nxënësit e saj, kolegët apo nxënës të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, po përpiqen të mbledhin para. Ata kanë vendosur të dalin për të mbledhur kontribute dhe të ardhurat do t’i kalojnë në llogarinë personale të Ilirjetës.

Ja thirrja që bëjnë ish nxënësit:

IBAN: AL09202440060000000001647872
Nr Llogari: 0001647872
Raiffeisen Bank Shqiperi

Te gjithe ish-nxenesit e mesueses kudo ku jemi te kontribojme sa te mundemi per te arritur synimin tone te perbashket, mesuesja jone ta fitoje luften me semundjen…

Ditet ne vazhdim ne bashkepunim me nje pjese te nxenesve te shkolles “Petro Nini Luarasi” Erseke do te dalim per te mbeldhur kontribute ne te gjithe Rrethin e Kolonjes.

Cdo gje do behet transparente dhe te ardhurat do te kalojne ne Llogarine personale te profesores.

Minimalisht te mos pijme kafe nje dite,per ne nuk kushton asnje gje,te gjithe se bashku per mesuesen bejme shuma te konsiderueshme.
Ajo sot ka nevoje per ne… Bashke mund tja dalim padiskutim…./Dritare.net

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY