Home KRYESORE Djali i akuzuar për përdhunim i lutet viktimës nga burgu: Trego çfarë...

Djali i akuzuar për përdhunim i lutet viktimës nga burgu: Trego çfarë ndodhi në kafe

I riu 26-vjeçar Mentor Hoxhallari që pretendon pafajësinë dhe pret që Gjykata e Lartë të vendosë për të, në një lidhje telefonike me emisionin “Njerëz në Fokus”, i lutet nga burgu Ermirës që të flasë për atë që ka ndodhur në vitin 2011-të dhe të tregojë të vërtetën, që ai nuk e ka prekur kurrë me dorë, duke mos dëgjuar më nënën e saj.

Gjykata e Shkallës së Parë të ka dënuar me 5 vjet burg, ndërsa Apeli me 10 vjet…

Mentor Hoxhallari: Unë jam i pafajshëm nuk e di ç’mund të thotë Lindita, nëna e Ermirës. Ato që thotë ajo janë të pavërteta. Jam akuzuar se kam kryer marrëdhënie seksuale në ambiente lokali, po si mund ta bëja

Ke qenë 21 vjeç, pse u shoqërove me një 14-vjeçare?

Mentor Hoxhallari: Kam qenë i shoqëruar më të ëmën e Ermirës kur e takoja në kafe, vetëm njëherë e ka takuar vetëm 2 minuta në rrugë.

Sipas versionit të gjykatës ju takoheshit në një vend prapa shtëpisë që quhej “gropa”…

Mentor Hoxhallari: Unë se kam idenë për çfarë grope flet ajo (Lindita). Thjesht e kam parë nga larg vajza. Nuk e kam idenë për çfarë flet

Çfarë u vendos në Gjykatën e Lartë?

Mentor Hoxhallari: Pritet vendimi. Unë se kam idenë kush mund të këtë abuzuar me atë vajzë. Unë as makinë s’kam pasur, siç thoshte ajo e abuzuan në makinë

Avokati: E ke lexuar ndonjëherë dosjen tënde?

Mentor Hoxhallari: Unë kam pasur avokat shteti, nuk më ka ndihmuar fare. Ai thoshte thjesht s’ke bërë gjë do dalësh se s’kanë prova, por ja si ndodhi…

Mentor besoj se Ermira na ndjek, por ka vendosur të heshtë edhe në marrëdhënie me nënën e saj edhe ndaj jush. Çfarë do t’i kërkoje sot?

Mentor Hoxhallari: I bëj thirrje Ermirës të thotë të vërtetën pa presionin e nënës së saj, se ka gënjyer. Të bëjë të njëjtën dëshmi si në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier, të thotë që nuk e kam

Share: