Home KRYESORE Nje grua shkruan per babain vrases te nenes se femijeve te tij!

Nje grua shkruan per babain vrases te nenes se femijeve te tij!

0

Nga Babeta Rexhepi

Dy femije po luanin nje loje. Qeshnin duke shijuar pafajesisht ato minuta, ku pas asaj dere nena e tyre po jepte shpirt. Kaq pak te vleje jeta e njeriut thua? Sa nje dalldisje e momentit, sa nje shkreptime i nje qielli te harbuar, qe as per bijte etij nuk pyet? Ata bije, qe pergjysem ju mbeti nje loje, ne mes ju thyen ca endrra, te pambrojtur i gjeti sulmi i te presupozuarit “heroi” i tyre.

A do kete fytyre ky moster ti shoh ne sy, teksa te perlotur e te derrmuar do therrasin:mami! O mami! Si do mundet ti thote ai, se ajo nuk i degjon dot zerat e tyre, nuk e sheh dot dhimbjen e tyre, si do mundet ti thote se ato tani jane dy jetime ne kte bote?

Jetim jo nga fati, as nga Zoti jo, jetim ngaqe babai i tyre vendosi keshtu. Ai baba,qe ate nate te madhe pasioni, kur vendosi te ngjize keto dy mrekulli, te ish shuar ne zjarrin e ferrit me mire. Do ish pastruar kjo bote, pa lene pas mjerim, vuajtje, boshllek, shume boshllek.

Vec sot e besoj,c’vuanka i madhi Zot, teksa sheh c’mban kjo toke, shikon si njeriu vret njeriun, si gjaku i gjakuthelmohet dhe jeta merr tjeter kuptim. E kuptoj tani, cduhet te ndjej e c’ duhet ti them vajzes se voge perpara se te behet grua ne kete bote te eger.

Me duhet ta marr ne krah, ti perkedhel floket, ta shoh ne sy duke i buzeqeshur embel dhe ti fal dashuri. Ti fal aq shume dashuri sa te mos doje kurre prane saj nje te pashpirt, te perkujdesem aq sa mos te mendoje se u jetonka me arrogance e mohim, ta ngre ne qiell vleren e saj, qe kurre, kurre, mos ti shkoje ndermend te rrije prane dikujt qe, qofte edhe nje here te vetme ta percmoje.

Gjithcka do beja sot,qe mos te vuante asnje femer, mos te mbetej pa nene asnje femije. Vrasesi e pranoi fajin e tij, tha se e vrau ngaqe ajo e denoncoi per dhune. Ah, mor plehre, paske merituar me shume.

Rri tani e bej sehir tek sheh si femijet e tu fusin ne arkivol nenen e tyre, e me te, shpirtin e tyre te paformuar ende. Rri tani, e ja pafsh hajrin gjithe kesaj menxyre qe le pas.

Share: