Home KRYESORE Fatmir Mediu: Ato qe po ndodhin ne Kosove nuk janë te rastësishme....

Fatmir Mediu: Ato qe po ndodhin ne Kosove nuk janë te rastësishme. Ja pse…

Nga Fatmir Mediu*

Ato qe po ndodhin ne Kosove nuk jane te rastesishme. Kerkesa per arrestimin e Ramush Haradinajt ka per qellim delegjitimimin e luftes se UCK dhe pavaresise se Kosoves

Treni i nisur drejt KOSOVES nuk eshte kaprico e disa individeve ne Beograd, por skenar i cili kalon kufijte e Kosoves me qellime te qarta gjeopolitike te Rusise ne Ballkan ku Serbia eshte aleati i tyre.

Mos te harrojme nderhyrjen e hapur te Rusise ne zgjedhjet ne Malin e Zi, deri ne skenarin e eleminimit fizik te Gjukanovicit.

Sot Ministri I Jashtem I Rusise LAVROV deklaron: “Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë”.

Po ta analizojme kete deklarate tashme Rusia stimulon nje konflikt te ri ne Kosove nepermjet percaktimit te raporteve te reja etnike dhe kufi te rinj.

Ideja e Rusise per te krijuar nje “buffer Zone” ne ballkan me Serbine, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedonine” eshte nje skenar tashme i mirmenduar per tju kundervene NATOs dhe vendeve anetare te saj.

Po ashtu tendenca per rikonsoderimin e Bosnjes shton faktoret e nje kercenimi real ne Kosove dhe Ballkan.

Nderkohe per interesa personale Rama pushteti politik dhe ekonomik, i ka dhene mundesi Vucicit dhe Serbise qe te shfaqet si faktor stabiliteti ne Ballkan, duke mare persiper nje mardhenie te shkelqyer mes dy miqeve Kryeminister, dy vendeve dhe dy popujve shqiptare dhe Serb.

Faktori politik shqiptar ne rajon i cili para disa vitesh ishte ne mardhenie te jashtezakonshme per zhvillimet ne ballkan, faktor real Europian dhe stabiliteti ne rajon, Sot eshte ne gjendjen me te mjerueshme

Serbia ka bere perpjekje pa fund ne cdo kohe te qe te perfshije ne diskutimin per Kosoven, pikerisht Tiranen(pa peshe diplomatike dhe gjeopolitike apo ushtarke), duke kerkuar te shmang angazhimin e BE dhe ne vecanti te SHBA.

Kjo politike e Rames ne kundershtim me te gjithe politiken e Shqiperise gjate ketyre viteve (e cila ka diskutuar cdo qendrim me SHBA dhe BE),i ka dhene avantazhe Serbise dhe njekohesisht gjallerim te Rusise ne skenare per te zgjeruar konfliktin dhe interesat e saj gjeo-politike ne rajon

Kjo ndihmohet nga nje politike e cartur e shqiptareve kudo qe jane:

Qeveri korruptive, konfliktuale e primitive ne Tirane. Ceshtja kombetare e zevendesuar me aventura per interesa personale e klanore qe i japin fryme klaneve antishqiptare.

Politika e Kosoves e percare me autoritete te dyzuara ne qeverisje dhe konflikte pa fund. Maqedoni parti politike pa fund per nje ceshtje te vetme. Shume komandante pak deputete.

Prishtina dhe Tirana nuk mund te mjaftohen me deklarata per ndalimin e trenit si tregues “Force” por te vendosin qendrime te prera ne Raport me Serbine dhe Shqiperia e Rama qe skuptuan njehere qe jane vend anetare I NATOs te fillojne te diskutojne intensivisht per kete ceshtje si nje cenim I drejtperdrejte I sigurise ne Rajon.

*Kryetar i Partise Republikane, Shqiperi

Share: