Gjendet motori i autorëve që vranë shqiptarin në sy të vajzës

Gjendet motori i autorëve që vranë shqiptarin në sy të vajzës

0

Dalin në ditë të tjera të dhëna për shqiptarin e ekzekutuar një ditë më parë në Viselhëvedes në Gjermani. Policia gjermane ka gjetur një ditë më pas të braktisur motorin tip “Kawasaki” të atentatorëve.

Të njëjtat burime thanë se autorët ishin dy persona të maskuar. Ata vranë me 5 plumba një 46-vjeçar shqiptar në prani të vajzës së mitur të cilën sapo e kishte marrë nga shkolla.

Sipas mediave gjermane motori është blerë ditën e shtunë në Hanover. Ish-pronari është identifikuar dhe pritet të merret në pyetje. Thuhet se blerja e motorit është bërë me faturë të rregullt ç’ka mund të çojë në identifikimin e autorëve të krimit.

Ndërkohë, emri i shqiptarit ende nuk është zbardhur nga mediat gjermane. Mësohet vetëm se ai kishte punuar si roje diskoteke në Shqipëri dhe pasi kishte rrahur fatalisht një person ishte zhvendosur në Gjermani ku kishte kërkuar azil se i kanosej jeta. Ai ka bërë edhe 1 vit burg në Shqipëri.

Sipas autoriteteve gjermane dyshohet se shkak është hakmarrja. Nuk përjashtohen edhe përdorimi i vrasësve me pagesë./Lapsi.al

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY