Home KRYESORE Kisha Serbe ben politike nacionaliste! Partriarku Irinej: Sa të ketë serbë, do...

Kisha Serbe ben politike nacionaliste! Partriarku Irinej: Sa të ketë serbë, do ketë edhe Kosovë!

Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka mbajtur liturgjinë e Krishtlindjeve në një kishë në Beograd. Në këtë liturgji kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë presidentin, Tomisllav Nikolliç.

Irinej ka kërkuar nga besimtarët që t’i luten Zotit për t’i fikur armiqësitë ndërmjet njerëzve, raporton agjencia “Beta”, por një pjesë e liturgjisë i është kushtuar edhe lutjeve për Kosovën, të cilën Irinej e ka quajtur “djep shpirtëror dhe kombëtar serb”.

“Derisa të ketë serbë, do të ketë Kosovë. Kosova është shpirti i serbit”, tha Irinej duke “harruar” se dimensionet e Kishesh shkojne pertej atyre Kombetare te cdo Kombi!

Nderkohe Kosova ka treguar se eshte me e emancipuar se Beogradi. edhe vete Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar sot se për të parën herë prej vitit 1999, është mbajtur liturgjia e Krishtlindjeve në tempullin e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, me pjesëmarrjen e peshkopit Teodosije, të priftërinjve dhe afro 20 besimtarëve ortodoksë.

Share: