Home KRYESORE KU SHKOI BUTËSIA E PROFESIONALIZMI I MËSUESIT TIM!?

KU SHKOI BUTËSIA E PROFESIONALIZMI I MËSUESIT TIM!?

0

Nga Xhoi Jakaj*

Dikur dora e mësuesit mbi supet e nxënësit apo një ledhatim në kokën e tij krahasohej me dorën e Zotit…

Mes një lumturie gëzimi e ankthi, mes kureshtje e lotësh më shoqëroi nëna ime në ditën e parë të shkollës sime. Banka e klasës së parë m’u duk aq e madhe (se më la të dukej vetëm fjongo e kuqe mbi kokë) dhe shkolla edhe më e madhe për një fëmijë 6–vjeçar saqë mendova se kurrë nuk do të kthehesha më aty pasi ajo ditë të mbaronte… në fakt u ktheva ditën tjetër, e shumë vite të tjera me radhë!

U ktheva sepse pranë meje u afrua një zonjë e bukur, me flokët e mbledhura prapa, me një buzëqeshje të ëmbël – që po të mos kishte përparësen në ngjyrën e qiellit do të mendoja se ishte nëna ime – e cila më kaloi dorën e saj mbi supe, atë dorë që ende sot e kujtoj, e më pëshpëriti se do të isha më mirë në një bankë tjetër. Më vonë mësova se nëna ime i kishte thënë për problemin tim në të parë e që nuk i mbaja syzet nga frika se mos moshatarët e mi do të më vinin në lojë. Në fakt, pas disa ditësh edhe mësuesja erdhi në klasë me syze optike, e pas disa ditësh erdha edhe unë e disa moshatarë të tjerë të mitë. Edhe vetë u çudita se si munda t’i vija. Vite më vonë kuptova se mësuesja ime nuk kishte pasur kurrë probleme me shikimin e se syzet e saj kishin qenë pa numër!…. Kjo është një histori që më rrëfeu një mike imja shumë vite me e vogël se unë dhe tek e dëgjoja rrëfimin e saj sytë m’u mbushen me lot dashurie se m’u kujtua mësuesja ime e klasës së parē, njeriu me i bukur dhe imponues i se mirës ku më dha aq dashuri sa vitet e punës time jo te pakta si mësuese gjimnazi e pastaj pedagoge universiteti, natyrshëm më erdhi ta transmetoj këtë sjellje e dashuri në perditshmërinë e punës time pa hezituar asnjë moment,

Ky është kujtimi i parë që më vjen ndërmend kur dëgjoj fjalën “mësues” e mënjëherë pas tij më përshtjellohen ndjenja ankthi, frike kur më kujtohen episode të shëmtuara që shumë shpesh po i transmeton media. Është e tmerrshme të shohësh se si figura e mësuesit po degradohet dita ditës. Vallë nuk e dinë këta pseudo – mësues të paktën qëllimin e tyre?

Mësuesit e shkollave fillore vendosin gurin në themelet e jetës së një fëmije përgjithmonë. Mësuesi i klasës së parë, është më shumë se vetëm një mësues. Ai është miku, një figurë prindërore, dhe një udhërrëfyes i mirë mbi të gjitha. Ky mësues është shoku i parë për këdo fëmijë sepse supozohet që me të mund të flasësh për çdo gjë e të të dëgjojë pa të ndërprerë. Dikur mësuesi ishte njeriu i vetëm ku mund të mbështetëshe pa kushte, ishte njeriu që vetëm me një buzëqeshje të ndryshonte e të linte shenjë në ditën tënde. Mësuesi ishte ai që të mëson se lufta nuk është gjithmonë përgjigje më e mirë,ndërsa sot disa nga këta që mbajnë titullin mësues të demostrojnë se lufta është e vetmja zgjidhje

Mësuesit e shkollave fillore janë përgjegjës për mësuarit e fëmijëve për të lexuar, drejtimin jashtë në rrugë, orientimin për gjithësinë e aritmetikës e deri në hapjen e botës me gjeografinë e historinë. Por mbi të gjitha, janë të po këta mësues ata që investojnë në nisjen e një dashurie për të mësuarit, ose për ta urryer atë në rastin më të keq.

Por puna e mësuesit nuk është vetëm kaq. Mësuesi është nëna larg nga shtëpia! Mësuesi duhet të dijë të njohë shenjat e një dite të keqe për nxënësit e tij, shenjat e një sëmundjeje apo aftësie të kufizuar që nxënësi mund të ketë… ndërsa sot, këta të “tmerrshëm”ja shkaktojnë vetë nxënësit këto sëmundje. Mësuesi e ka për detyrë të raportojë nëse dyshon abuzimin e fëmijëve në jetën e një prej nxënësve të tij, ai/ajo është e mandatuar me ligj për të raportuar këtë… E për ta mbrojtur njekohësisht nga dhuna e rreziqet,ndërsa sot po shohim që vetë këta mësues po abuzojnë e shpesh po e bëjnë shkollen vatër të dhunes e jo të dijes,

Ndikimi që mësuesit kanë në jetën e nxënësve të tyre është i pamohueshëm. Kjo është ndoshta arsyeja që shumë prej nesh e zgjedhin mësuesinë si një karrierë – ose për shkak se frymëzohemi nga një mësues i madh, ose se motivohemi nga ideja se nëse do të jemi në vend të tyre, do të mund të bëjmë një punë më të mirë.

Ndoshta është e përshtatshme t’u kujtohet edhe njëherë disa mësuesve se çfarë do të thotë të jesh i tillë. Çelësi i gjithë suksesit është të kuptojnë se puna e tyre bazohet mbi marrëdhënien që ata krijojnë më nxënesit që e kanë punën e tyre te pêrditshme e te ndërtojnë mbi baza të shendosha një trinom prind – fëmijë – mësues. Mos i detyroni fëmijët që me sjelljen tuaj aspak etike jo profesionale, por plot brutalitet e arrogancë, të braktisin edukimin, të ardhmen e tyre. Ka shumë zgjedhje e zgjidhje që mund të vendosni bashkarisht, jo me tutelë e dhunë. Por me butësi e dashuri.Ka disa taktika të suksesshme për t’u ndjekur e ato do ju japin suksesin dhe admirimin e nxënësve tuaj, ata janë qenie te brishta ku presin ti mësoni e doni pa kushte sepse do ju shtroni rrugen e paqes ose luftes ne ndërgjegjien e tyre, nje fëmije i edukuar e arsimuar nën presion e frikë, kurrē nuk do jëte produkt i vlefshëm per vete as shoqërine: ndoshta është koha te ju kujtoj pa dashur te ju imponohem me modelin tim disa rregulla elementare, por njeheresh te domosdoshme per te krijuar mardhenie te mirë e produktive më nxënësit tuaj:

• Bëjeni nxënësin ta dashurojë shkollën
• Gjeni forma atraktive që dita e mësimit të bëhet interesante
• Jo monotoni me mësime teorike
• Punoni me nxënësit e adoleshentët me karakter të vështirë. Ekziston një shprehje e tillë që “Një mollë e kalbur, e prish gjithë shportën”. Shpëtojeni këtë “mollë” edhe nëse krimbi ka filluar ta gërryejë nga brenda.
• Përdorni konkurse brenda grupit dhe motivojini nxënësit
• Stimulojini duke prekur pikat e tyre të dobëta e duke i bëre ata te nxjerrin anën e tyre më te mirë
• Jepuni mundësinë të jenë lider
• Ndërrojini tavolinën e mësimit
• Jëpuni një detyrë të vështirë shtëpie dhe më pas argumentoji se pse e ka realizuar në mënyrë perfekte
• Prisni që rezultatet e nxënësve tuaj të jenë pozitive

. Mbi te gjitha vendoseni dorën tuaj butesisht mbi faqen, supon dhe flokun e tyre.jepini minimumi dashuri edhe nëse nuk jeni të afte ti jepni dije gjithëhere e panderprere. Ngrohini ata me buzeqeshje. Pritini e percillini me fjale të embla se ata fëmije presin shume nga ju te nderuar kolege.

Unë e di fare mirë qe në këtë vend ka mësues të përkushtuar, profesionistë, tolerant, të dashur, të adhurueshëm në maksimumin e tyre. Ashtu sikurse ka edhe probleme pafund në arsim e mesues që kurrë nuk duhet të kishin këtë titull. Por, mësuesi duhet të perfeksionojë e ruajë të paprekur portretin e tij. E figura të tilla si ato të dy ditëve të fundit që ka ekspzuar media nuk mund të përfaqësojne kurrsesi figurën e mësuesit, ama prindërit e nxënësit duhet të reagojnë. Dhe sistemi t’i largojë nje orë e më parë ata që abuzojnë me fëmijët e dijen në shkolla.

Me respekt, Dr .xhoi Jakaj
Dikur një mësuese që e dashuroi pafund atë profesion dhe sot drejton një institucion te vuajtjes se denimit te vepres penale ne Tirane.

Share:
Reklama juaj