Home KRYESORE “LIBERATION” – Ikën ambasadori britanik në BE

“LIBERATION” – Ikën ambasadori britanik në BE

Viti filloi keq për Tereza Mein. Kryeministri britanik premtoi të kërkoi zbatimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës deri në fund të muajit mars 2017 që të jetë në gjendje të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Kurse tani ambasadori i saj në Bruksel vendosi të japë dorëheqjen. Në detyrë që nga nëntori i vitit 2013, Sër Ajvan Roxhers e dinte planin dhe duhet të luante një rol vendimtar në këto negociata para nisjes së tyre në nëntor 2017.

Ambasadori mbeti i paqartë në arsyet e dorëheqjes së tij të hershme, por sipas mediave britanike, ka lidhje pikërisht me Brexit-in. Në dhjetor, ai ngjalli zemërimin e disa deputetëve euroskeptikë, kur u tha gjatë një takimi privat se negocimi i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me 27 vendet evropiane mund të marrë dhjetë vjet. Qeveria tha se ambasadori ka shprehur mendimin e tij personal, por dëmi ishte bërë.

Dorëheqja e Ajvan Roxhersit u konsiderua shumë “pesimiste” nga ata që kërkojnë daljen sa ëm shpejt të vendit nga BE-ja, por ka kënaqur disa të tjerë. Duke filluar me Najgel Faraxh, ish-lideri i UKIP-it, i cili nxiti ambasadorët e tjerë britanikë të lënë postet. “Bota ka ndryshuar. Sigurisht që establishmenti politik dhe trupi diplomatik nuk e pranojnë votën”, tha ai. “Duhet emëruar dikush që është optimist për të ardhmen e Britanisë së Madhe jashtë BE-së”, ka Arron Banks, themelues i grupit “Fushata Dil” mbështetës bujar i UKIP-it.

“Armiqtë e Popullit”

Kështë u shpreh Nik Klegu, ish-zëvendëskryeministri liberal-demokrat. Ajvan Roxhersi është viktima e disatë e zellit të shtuar të atyre që mezi presin të nxjerrin vendin nga BE-ja. Ai e krahasoi fushatën kundër ambasadorit që “vetëm dha një këshillë të sinqertë për kohëzgjatjen e negociatave” me sulmet ndaj gjyqtarëve të kualifikuar ndaj “armiqve të popullit”

Hilari Ben, që kryeson komitetin për daljen nga Bashkimi Evropian, nuk e fsheh se koha është e keqe: “Puna e vështirë do të fillojë së shpejti, pasi të nisë zbatimi i nenit 50”. Roxhers duhet të zëvendësohet para fillimit të shumëpritur të negociatave. Dhe zgjedhja e pasardhësit të tij do të jetë vendimtare.

Share: