Home KRYESORE Mesila Doda quan Zaloshnjen “budalla”!

Mesila Doda quan Zaloshnjen “budalla”!

Mesila Doda, kryetare e grupit parlamentar të PDIU, ka ironizuar sondazhin e publikuar nga Eduart Zaloshnja, sipas te cilit, PDIU kishte zbritur me 55 mijë vota nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ajo ka zgjedhur nje skeç të periudhes komuniste per te zhvleresuar sondazhin ne fjale.

Reagimi në facebook I Mesila Doda:

20 kamiona, da për shtat’ bataliona

Ka disa kohë që rritja e PDIU-së shihet si halli i ditës për disa opinionistë e politikanë. Dje, ka patur një sondazh të bërë të njohur në Top Story. Sondazhi në fjalë e nxjerr PDIU me 70.000 vota, por deklaron se ka rënie 55.000 vota nga 2013…

Budallallëku njerëzor kthehet në qyfyre virtuale, kur ushqehet nga hallet e politikanëve… në 2013 PDIU ka patur pak më pak se 50.000, ndaj ky sondazh e nxjerr me pak më shumë se 20.000 vota në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare. Pra, në vend që të thonë ka 20.000 vota më shumë apo ka 40% rritje, hallexhinjtë shpikin rënie me 55.000 vota.

Kjo me kujton atë skenën e Estradës së Durrësit, në kohën kur ishim fëmijë që ndante “izet kamiona, da për shtat’ bataliona”

Share: