Home KRYESORE “Nëse më ndodh gjë, të mos zhduken materialet”… Juristi i CEZ i...

“Nëse më ndodh gjë, të mos zhduken materialet”… Juristi i CEZ i lë amanet dosjen e skandalit

Ditët e fundit Partia Demokratike ka sulmuar ashpër juristin e CEZ Romeo Karajn, madje një deputete e tyre ka thënë se “ai ka tentuar të vrasë veten”. Këtë gjë madje e ka përsëritur dy herë.

Në media kjo u pa si një kërcënim ndaj denoncuesit të skandalit CEZ.

Ditën e djeshme Romeo Karaj u shfaq me Izet Haxhinë, ku ky i fundit ironizonte sulmin e PD.

Në një foto dhe status në Facebook bashkë me Karajn, Haxhia i thotë Berishës se i kanë ngelur vetëm dy rrugë.

“Me mikun tim të vjetër, Romeo Karaj. Meqë qoftëlargu më ka cilësuar kriminel dhe miku im po sipas qoftëlargut ka tentuar të vrasë veten, miku im më kërkoi ta ndihmoja në kryerjen me sukses të ”vetëvrasjes’. Hahaaaaa… Por i them qoftëlargut se me hetimin që ka bërë Romeo, e presin dy rrugë, ose ajo e burgut 313, ose vetëvrasja… Të fala nga Kuşadasi”, shkruan Haxhia.

Izet Haxhia, duke folur për Dita, shprehet se Romeo Karaj i ka dorëzuar atij dosjen e plotë të aferës CEZ me amanetin: “Nëse më ndodh gjë, të mos zhduken materialet”.

Izet, kohët e fundit juristi Romeo Karaj ka denoncuar aferën me CEZ ku përfshihet dhe familja Berisha, çfarë keni diskutuar ju me të, dhe pse erdhi t’iu takonte?

Romeon e njoh që nga themelimi i PD në dhjetor të ‘90. Ka qenë një nga aktivistët e parë të PD-së dhe një njeri idealist. Ishte njeri i hapur dhe i thoshte të vërtetat gjithmonë në sy. Kemi patur gjithmonë mendime të njëjta për persona që morën drejtimin e PD.

Kemi qenë edhe pak të ngjashëm në reagimet nganjëherë të dhunshme që bënim ndaj personave që ishin me dyfytyrësi e servilë që ishin me shumicë në PD… E kemi ruajtur miqësinë gjithmonë dhe respektin…romeo karaj

Kur kam filluar të rrëfehem për ju në lidhje me bëmat e Berishës, para më shumë se një viti më ka shkruar dhe më tregoi që është “duke u marrë me një dosje të privatizimit të OSSH-së tek firma çeke “CEZ” dhe më kanë dalë shumë veprime korruptive të Berishës, të të birit dhe personave të tjerë në PD”.

Edhe pse nuk kisha asnjë dijeni që ekzistonte një privatizim i tillë apo firmë e tillë, unë e inkurajova në atë kohë që t’i shkonte deri në fund asaj dosje i bazuar vetëm në fakte dhe të vërteta. Duke folur herë pas here me Romeon kam arritur të kem njëfarë konceptimi për këtë vjedhje të pastër që i është bërë taksapaguesve shqiptarë nga shumë duar të pista, që nga ato të Berishës, të birit, Genc Rulit, Enno Bozdos, Ridvan Bodes e të tjerëve.

Kur erdhi dje në Turqi për të ndjekur një transfertë parash që mund të jetë bërë nga paratë e korrupsionit të CEZ, shprehu dëshirën të më takonte…

Me vete kishte sjellë edhe një kopje të gjithë kësaj dosjeje të madhe korruptive dhe një USB ku janë të regjistruara gjithë ato që janë me dokumente në këtë dosje…

Arsyeja kryesore e “dhurimit” të kësaj dosje nga ana e Romeos, ishte edhe ajo që ai ma shprehu me të qeshur, që po më ndodhi gjë mua (Romeos) të mos zhdukej as dosja që ekziston…

Shumë materiale të kësaj dosjeje janë në gjuhën angleze, dhe do ta lexoj me hollësi, por me aq sa kam lexuar është një skandal i madh sesi drejtësia ka kërkuar ta mbyllë këtë aferë të pastër të një vjedhjeje të madhe…/360grade.al

romeo karaj

Share: