Home KRYESORE Rusia: Asnjë material seksual kundër Donald Trump

Rusia: Asnjë material seksual kundër Donald Trump

0

“Rusia nuk grumbullon materiale kompromentuese për askënd. As për Donald Trump, as për rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton”.

Me këto fjalë Kremlini zyrtar iu përgjigj pretendimit të disa mediave ndërkombëtare se Moska zotëron informacione kompromentuese me të cilat shantazhon Presidentin e zgjedhur.

Reagimi ka ardhur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas raportimeve të disa mediave të zëshme në SHBA dhe Britani, Rusia zotëron pamje raportosh seksuale ku presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump është protagonist në “akte seksuale perverse” dhe me prostituta.

Raportohet se materialet janë të siguruara nga një ish-agjent britanik dhe janë regjistruar në dhomën e një hoteli në Moskë.

Të gjitha këto raportime u hodhën poshtë më parë edhe nga vetë Presidenti i zgjedhur amerikan i cili deklaroi se keto gjueti shtrigash nuk mund te funksionojnë ne SHBA.

Share:
Reklama juaj