Home KRYESORE Fundi i Filozofisë apo Fundi i Teorisë – Richard Rorty

Fundi i Filozofisë apo Fundi i Teorisë – Richard Rorty

Nga Blerta Haxhiaj

Udhëtimi drejt postmodernes nga hedh neve brenda një botë të re duke na bërë eksploratues pa busull në hartat që janë provizore ku në këtë botë të re të postmodernes kultura dhe shoqëria paraqesin një interes të mjaftueshëm duke bëre ndryshime. Duke qënë një hap larg Baudrillard vete-proklamimi si intelektual që preferon thjeshtë të hedhë në erë idetë me fraza jo-substanciale me ekzagjerime jashtë kontekstit në vend që të prese evaluimin e të vërtetës apo falsiteti.

Me Loytard-in Rorty kërkon sa më shumë përshkrime të reja të vetës dhe të botës. Kjo ka vlerë të asaj që vjen por përfaqëson një fetishizëm të së resë mbi shqetësimin për të vërtetën dhe drejtësinë, aty ka vetëm pika të diskontinuitetit dhe dije në drejtime të copëzuara. Fundamentalizmi, racionalizmi dhe narracioni progresivist i teorisë përëndimore mund të ri-përshkruhet në mënyre edhe më të mirë që të jenë vegla më efektive për analiza historike dhe kritikë sociale.

Personalja nuk është më politike, çështja nuk duhet të bëhet teorike qëkur të gjitha orientimet filozofike kritike apo politike janë teorike deri në fundin e përmbledhjes që shërben si guidë në mendim dhe veprim. Plogështia potenciale e afrimit jo-teorik është e dukshme aty ku fara jo-teorike e shumë studimeve kulturore manifestohen në media e kulture si interes duke injoruar funksionet ekonomike dhe ideologjike. Teoria është e domosdoshme për shtrirjen e asaj është se bota nuk është e kompletuar dhe transparente ndaj ndërgjegjies. (Theoria – Vrojtim, Shqyrtim, Kërtim) Një teori është aq problematike sa me shumë hipoteza të paverifikuara që përmban. Njeriu teorik paraqitet si ai njeri që është i prirur për njohje objektive të paanshme (Eduard Spranger) Rorty kishte të drejtë se trillimi në mënyrë të fuqishme mund të ndriçojë konditat të jetës në më shumë dhe më konkrete duke iluminuar metodat më shumë se sa teoria.

Të dyjat trillimi dhe teoria, kuptimi i tyre i prespektivave të ndryshme postmoderna e sulmon atë teori pjesërisht dhe më parcela bashkëkohore. Vlera pozitive e kritikave pragmatike (vlera vepruese) të teorisë është të ri-kujtojë se si duhet mirëmbajtur një lidhje të ngushtë mes teorisë dhe praktikës për të shmangur një analizë abstrakte dhe të mos zhytet në meta-teori që bëhet e fiksuar më justifikimin e teorise përmbi aplikimin e saj. (Habermas). Kritika pragmatike na ndihmon të mirëmbajmë teorinë nga ajo që mund të bëhet ezoterike, e specializuar në diskurset të manipuluara dhe të kuptuara vetëm nga një kateder e ekspertëve akademik. Roli i teorisë është të sigurojë ‘armët’ për një kritikë sociale dhe ndryshore, për të ndriçuar burimin e jo-lumturisë së njeriut dhe të kontribuoje në emancipimin e njeriut. Më Rorty-n ne nuk besojmë se teoricieni duhet të kërkojë të ndërtojë një urë përfektë mes publikes dhe privates për hir të veprimit dhe zgjedhjes mbi pjesën e individuales gjithmonë e cila kërkon atë rendin në një shoqëri të lire. Roli i teoricienit është të ndihmojë të analizojë kushtet e mirëqënies të njeriut, lirinë, të pyesë nëse ato janë të përmbushura.

Ne kemi intelektual publike si specialiste në mendimin kritik që mund të angazhojnë aftësitë e tyre për të paraqitur abuzimet e publikes në rend për të ndihmuar për të rikonstruktuar shoqërinë, politikën në mënyrë sa më demokratike. Mediat elektronike teknologjitë e reja kanë krijuar sfera të reja publike dhe raste të reja për këta intelektual që të shfaqin aftësitë e tyre të kritikës dhe argumentimit. Teoria (besojme) se mund të sigurojë hartat shoqërore dhe narracionin historik e cila përkohësisht mund të kontekstualizohet të kohërat e sotme. Narracionet historike mund të kontekstualizojnë të tashmen duke e identifikuar të tashmen dhe të kaluarën që ka konstitualizuar të tashmen dhe se si e tashmja hapet ndaj nesh me alternativa ndaj se ardhmes. Në formën e saj të gjenealogjia e Foucault narracionet historike tregojnë trajektore të përkohshme të kuptimit të eksperiencave dhe ngjarjeve, lëvizjeve politike apo forcave që konstituojnë subjektet.

Kundër postmodernes është tendenca ta bëjnë të rastësishmë historinë si një seri e shkëputur e ngjarjeve, narracionet historike duhet të kapin dy anët – të vazhdueshmërisë dhe diskontiunitetit duke analizuar se si kontinuiteti e mbushë zhvillimin dinamik. Aty paraqiten format e fuqisë tëre globale të tekno-kapitalizmit, si një levizje e re sociale ajo premton shumë në ndryshimet dhe transformitet e saj në të tashmen e demokracisë sociale. Demokracia sociale e cila mund të paraqitet si nje busull në këtë zhvillim të vrullshëm jo vetëm premton por duhet edhe të veproje.

Share: