Home I pakategorizuar Kapet rrjeti i prostitutave në Tiranë me mbi 20 vetë, mes tyre...

Kapet rrjeti i prostitutave në Tiranë me mbi 20 vetë, mes tyre një polic!

Një rrjet i gjerë prostitucioni me mbi 20 vetë është kapur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj bëri të ditur detajet e këtij operacioni ku u kapën tutorë, prostitura dhe taksisë.

Ai tha se hetimi ka zgjatur 5 muaj dhe është dokumentuar me prova vepra penale e shfrytëzimit të prostitucionit për 11 persona, ndërsa 10 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë Marenglen Ahmetaj 33 vjeç, taksist, Arben Bici, Kujtim karamuça, taksist. Anxhela Xh. tutore, Blendi Stefani, Gjergji Rusa, tutorë dhe Aldrin Todri punonjës i pilicisë. Roli i policit në këtë grup nuk është sqaruar ende.

Janë në procedim të lirë 10 persona, prej tyre 6 vajza që punonin si prostituta.

Share: