Home KRYESORE Sot është 26 vjetori rrëzimit monumentit, por jo Enverit

Sot është 26 vjetori rrëzimit monumentit, por jo Enverit

Nga Ilir Demalia

Të gjithë me lugë ne brez se u bo deti kos!

Po ato fytyra të vrerosura që shohin shqiptarët tash 26 vjet.
Ata që rrinë “mbyllur” në kryeministri dhe përabllë saj në ish KQ Partisë aty nga doli pshurratizmi shqiptar me gjithë këtë kope hajnash, cubash, banditësh, putanash, të klasës politike e mediatike.

Në çadër dhe jashtë çadre, dhe një popull që ekzaltohet, përbetohet për beun e ri.

Luli me Mediun këmbëkryq ne pritje të popullit dhe buzqeshja popullit me përulsi ndaj atyre që ja…..

Nje Alizoti i persekutuar ku çirret për antikominizëm në çadër, i’a jep fjalën për vazhdimin e “antikomunizmit” si përralla e një mijë e një mijë netëve, spiunit dhe njeriut që ka marrë pjesë në të gjitha qeverit postdiktatoraile dhe ka ndërruar nja tre tesera partie plus kartën e bashkëpuntorit Preç Zogaj.

Krishniki (Sorra) që ka emëruar të gjithë gjykatësit banditë, kriminelë dhe cuba si nën/ kryetar i LDK-së mbasi kërceu tallava në çadër, ku mungonte dhe nje “belly dancer” që të bënte duart si shqiponjë, u ul me Berishën….

Tallavaja vazhdon, Rama nga dritarja kryeministrit, ngeli me sy nga ish KQ për të marrë shenjë nga Likja.

Shqipëria do të vazhdoj po me këto fytyra të vrerosura si një neveri shoqërore, sociale, kulturore, politike.

Sot është 26 vjetori rrëzimit monumentit, por jo Enverit. Atë e kemi ende ne tru, në formim, në qeveri, opozitë, shoqata, gjykata, e kudo në mënyrën si mendojmë, si sillemi, si veprojmë.

Mjerim shoqëror, moral, kombëtar

Share: