Home KRYESORE Turqi, qeveria rikthen shaminë në ushtri

Turqi, qeveria rikthen shaminë në ushtri

Qeveria turke kam miratuar vendimin pwr mbajtjen e shamisw nw ushtri nga ushtaret femra.

Në dekadën e kaluar, norma që ndalonte shaminë u hoq në shkolla, universitete, administratën civile, ndërsa gushtin e vitit të kaluar u hoq edhe nga policia.

Ushtria është institucioni i fundit që i nënshtrohet këtij ndryshimi dhe i jep një goditje të rëndë kushtetutës laike të vendit.

Sipas korrespondentit të BBC në Ankara : “hendeku mes fetarëve dhe laikëve në Turqi është i vjetër sa vetë republika, por në vitet e fundit është bërë më i theksuar.”

Mbajtja e shamive në institucionet publike u ndalua në vitet ’80. Por presidenti pro-islamik i Turqisë, Recep Tayip Erdogan argumenton se norma e shfuqizuar ishte vetëm një gjurmë e rëndomtë e së kaluarës.

Mbështetësit e laicitetit e shohin shaminë si një simbol të konservatorizmit fetar dhe e kanë akuzuar presidentin Erdogan se po zhvillon një axhendë islamike, duke i kthyer shumë shkolla publike në institucione fetare, me qëllim ngritjen e një brezi fanatik.

Share: