Nga Perparim Kabo
Sot nuk i thashë fjalët
e ritualit…
As ceremoni nuk pati…
Edhe heshtje jo…
Ndjej që folëm si dikur
me dritën e syve…
Na pëlqenin eklipset e
shikimeve
Puthja e lehtë si flladi
qe prehej në pragjet e
ndjeshmërive
erdhi…
Befasia e copzës së shpirtit
lënë mbi suprinën e
dashurisë
që nuk shfaqej por
ndjehej…si dikur
pkabo 8 mars 2017