Home KRYESORE Tmerri në Londër/ Zbulohet e vërteta e fotos së gruas myslimane që...

Tmerri në Londër/ Zbulohet e vërteta e fotos së gruas myslimane që ‘shpërtheu’ rrjetin

U kryqëzua në gjithë rrjetet sociale për indiferencën që tregoi në momentin që u gjend në rrugë në vendin e masakrës në Londër.

Ajo u shigjetua si myslimania që nuk u shqetësua aspak edhe pse në rrugë kishte një person të vrarë dhe të tjerë që po ndihmonin.

Kjo grua u gjykua nga e gjithë bota, madje në shumë raste njerëzit shkuan deri aty sa thanë myslimanizmi në fakt është terrorizmi.

Mirëpo e dini se ajo foto që shokoi botën ka një të vërtetë krejt tjetër?

Ka qenë personi që ka bërë foton, ai që më pas ka dalë në mbrojtje të gruas, duke thënë se ajo ishte e tmerruar dhe e frikësuar.

Ai tha kushdo që thotë se gruaja është e pashqetësuar në fakt gënjen sepse më shumë se çdo gjë flet fytyra e saj.

Fotoja dhe akuzat

Kanë qenë nga më të ndryshmet reagimet e atyre që u gjendën në çastin e masakrës në Londër. Por kjo foto e kësaj gruaje myslimane, e mbuluar me shami po “shpërthen” rrjetin.

Kjo fotografi është duke u shpërndarë nga të gjitha mediat në Britani, por edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Gruaja myslimane e mbuluar, shihet indiferente duke kaluar mbi urën “Westminster” aty ku u vranë nga terroristi disa kalimtarë. Ngjitur me të ka njerëz të përkulur mbi viktima e të tjerë duke ndihmuar kë të mundin.

Pas saj, komente nga me te ndryshmet, ofeza dhe fyerje. Nje tjeter, poston foton e nje njeriu qe ecen po aq indiferent, kurse dikush tjetër, kujton videon e një burri që bënte selfie, duke thënë se nuk është e rastit ta kapin vetëm me këtë grua myslimane.

Share: