Home KRYESORE VIDEO/ Kur Vuçiç sillej vërdallë me kallash në dorë në Bosnje

VIDEO/ Kur Vuçiç sillej vërdallë me kallash në dorë në Bosnje

Në pamjet e më sipërme mund të shihet qartë kryeministri aktual i Serbisë, Alekandër Vuçiç me pushkë në dorë, që së bashku me çetnikët e tij, viziton pozicionet serbe mbi Sarajevën e rrethuar dhe shkatërruar nga lufta e vitit 1995.

Portali Sandzakonline.com që ka publikuar videon në fjalë, pyet nëse Vuçic ka ndëshkuar ndonjëherë këtë akt që nxiste sulme mbi kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Cili ka qenë roli i tij gjatë agresionit dhe si ndodhi që ai nga Beogradi t’i vizitonte pozicionet e agresorit me armë në dorë dhe që dyshohet se ka shtënë ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar? A do ta hetojë Prokuroria e BeH-së rolin e tij gjatë vizitës, kur ai me vete mbante armë”, pyet portali “Sandzakonline”.

“Gjithashtu, [kreu i radikalëve serbë] Vojislav Sheshel deklaron haptas se ai ka dëshmi që Aleksandër Vuçiç ka qenë vullnetar në varrezat hebraike përreth Sarajevës më 1995.

Në video, në minutën 3:40 sekonda, shihet Vuçic-i me pushkë në dorë. Pyetje për Vuçiçin: a ka shtënë ai mbi qytetarët e Sarajevës?

Media

Share: