Home KRYESORE Shehi: Çadra do mbyllet, po i vjen dita. Droga është zgjedhur kryeministër

Shehi: Çadra do mbyllet, po i vjen dita. Droga është zgjedhur kryeministër

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare, ndonëse data e mbajtjes së tyre do të jetë sërish çështje negociatash mes dy kampeve politike. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët në “Këndin e Ekselencës” në News 24, Shehi tha se çadra e opozitës do të mbyllet sepse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, megjithatë ai theksoi së nuk tërhiqen nga kërkesa për qeveri teknike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Çadra do mbyllet, po i vjen dita sepse do hyjmë në zgjedhje, nuk do të rrijmë në çadër gjith jetën. Qeveria teknike nuk sjell destabilitet. Ne dyshojmë se është vetë Edi Rama që i vjedh zgjedhjet, ndaj kërkojmë largimin e tij dhe jo të 3-4 ministrave”, u shpreh deputeti.

Ai akuzoi Ramën për kriminalizimin e shtetit, qytetarëve dhe politikës.

“Jashtë shtetit droga kriminalizon një linjë të shoqërisë, ata që e konsumojnë dhe e shesin. Këtu te ne droga është zgjedhur kryeministër. Vettingu po përdoret nga kjo mazhoranca për t’u fshehur pas gishtit. Për çdo gjë në Shqipëri ia ka fajin vetting-u”, u shpreh Shehi.

Sa i përket zgjedhjeve lokale në Kavajë, më 7 maj, Shehi mohoi se është planifikuar ndonjë skenar dhune.

“Në Kavajë nuk do të ndodh asgjë. Nuk ka për të ndodhur 97-ta siç thonë disa, nuk ka për të patur dhunë”, garantoi kreu i LZHK-së.

Share: