Prokuroria hap dosjen ‘CEZ’ Kara dëshmon kundër Berishës

Prokuroria hap dosjen ‘CEZ’ Kara dëshmon kundër Berishës

0

Prokuroria e Përgjithshme ka hapur dosjen ‘CEZ’, referuar nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, mbi prapaskenat e privatizimit abuziv të OSSH, tërësinë e shkeljeve të legjislacionit në fuqi, favorizimet, dëmin ekonomik, mbi sekserët, zyrtarët e implikuar, e-mailet komprometuese, letrat, raportet etj.

Teksa e gjithë vëmendja është zhvendosur tek ngërçi politik, organi qendror i akuzës ka marrë në shqyrtim kallëzimin e ‘nxehtë’ penal, i cili ngarkon me përgjegjësi ish-kryeministrin Sali Berisha, disa ish-ministra, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë dhe sekserin Nuel Kalaj.

Në kuadër të verifikimit të dokumenteve dhe provave të dosjes, Shqiptarja.com ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur dëshmitarin kyç Romeo Kara, për të dhënë një dëshmi më të plotë, të detajuar dhe të thelluar.

Dy seancat e para kanë zgjatur disa orë, ndërsa priten edhe disa seanca të tjera, në ditët në vijim. Sipas burimeve, gjatë dy seancave maratonë, juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka dhënë shpjegime të shtuara mbi provat e paraqitura rreth privatizimit abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptar një dëm ekonomik prej 450 milionë euro.

Kara, gjatë pyetjeve në prokurori, i është përmbajtur dëshmisë së dhënë para komisionit hetimor parlamentar për investigimin e privatizimit të OSSH-së nga qeveria ‘Berisha’ dhe kompania çeke ‘CEZ’. Juristi i OSHEE u është përmbajtur gjithashtu të gjitha deklarimeve rreth rolit të ish-kryeministrit dhe të 15 ish-zyrtarëve në procesin e privativit. Nëse prokuroria do të thellojë hetimet dhe të çojë dosjen në gjykatë, dëshmia e Karajt pritet të jetë një nga pikat më të forta për ndëshkimin e të akuzuarave.

Ndërkaq, për fatin e dosjes në fjalë ka edhe një interesim nga faktori ndërkombëtar. “Unë kam pasur takime me disa përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Tiranë. I kam informuar ato në detaje për këtë çështje dhe jam më se i bindur se ato i kanë vlerësuar drejt ato çfarë unë paraqita dhe thashë. Fakti që janë realizuar këto takime me këto ambasada, shpreh interesimin e tyre për këtë çështje. Megjithatë ata vlerësojnë shumë rolin e vetë shqiptarëve në këto momente”, ka theksuar Kara.

Akuzat
Referuar dosjes së dorëzuar në prokurori, protagonistët e privatizimit të OSSH akuzon për konsumimin e pesë veprave penale. “Mbi bazën e këtyre të dhënave që pasqyrohen edhe në dokumentacionin e sipërpërmendur, rezulton se ndodhemi përpara fakteve dhe provave të pakundërshtueshme se personat e lartpërmendur kanë konsumuar elementët e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 të Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin penal.

Lista e të kallëzuarave

1. Z. Sali Berisha (Ish Kryeministër)
2. Z. Nuel (Nue) Kalaj, sekser
3. Z. Genc Ruli (Ish Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës/Kryetar i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës).
4. Znj. Mimoza Vokshi (Anëtare e Grupit të Negocimit/Ish Drejtor i METE)
5. Znj. Suzana Guxholli, Ish-Këshilltare e Kryeministrit Berisha
6. Z. Neritan Alibali, (Ish Zv. Ministër i METE/Kryetari i Grupit të Negocimit me CEZ dhe Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
7. Z. Alfred Rushaj (Ish Zv. Ministër i Financave/ Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ).
8. Z. Fatjon Tugu (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ/ Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
9. Z. Sherefedin Shehu (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
10. Z. Asllan Sherra (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
11. Z. Viktor Gumi (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
12. Z. Miran Kopani (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
13. Z. Bujar Nepravishta (Ish Kryetar i ERE)
14.  Z. Durim Kraja (Ish Sekretar i Përgjithshëm i METE/Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave).
15. Z. Engjell Qorlaze (Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
16 . Z. Vasil Pano (Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)/lapsi.al

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY