Home KRYESORE SPJV.IT: Sonte firmoset Marrëveshja Rama-Basha dhe mblidhet parlamenti

SPJV.IT: Sonte firmoset Marrëveshja Rama-Basha dhe mblidhet parlamenti

Burime shumë të sigurta nga kampi i Ramës e selia e Bashës si dhe nga zyrat e presidencës tregojnë se sonte me 99 për qind firmoset Marrëveshja Rama-Basha për zhvillimin e zgjedhjeve dhe gjetjen e një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët.

Burimet janë të sigurta. Në të vertetë nëse nuk do kishte shanse për marrëveshje Edi Rama nga njëra anë dhe Lulzim Basha nga ana tjetër do të kishin folur mënjëherë pas daljes nga presidenca. Lideri i opozitës Basha pas takimit në presidencë mori bekimin nga ish-kryeministri Berisha te kulla e lartë dhe me pas

Basha bisedoi me partitë kryesore aleate për zgjidhjen deri sonte të disa pikave me te cilat ka rënë dakort me Ramën. Por edhe për ato pika që kryeministri Rama i ka thënë se janë të panegocueshme po ndërhyjnë ndërkombëtarët. Pritet të mblidhet grupi parlamentar i PD.

Po kështu Edi Rama është takuar me Ilir Metën presidentin e zgjedhur dhe ish-liderin e LSI.

Po negociohet në nivele të larta. Pritet në darkë që të firmoset Marrëveshja, por nuk dihet se nga cilat pika ka hequr dorë Basha dhe nga cila Rama. Mësohet se nëse sonte firmoset, atëhere po sonte deri në mesnatë të mblidhet Kuvendi në seancë urgjente. Edi Rama ka ofruar zv/kryeministrin, disa zv/ministra si dhe ndonjë ministër për PD. Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka postuar një status në facebook, pas takimit Rama-Basha, ku bën thirrje për Revolucion kundër kryeministrit. Mënjëherë portale të njohura pranë kryeministrit postuan disa foto nga forcat speciale që kanë rrethuar Kavajën për ditën e dielë. Presion i hapur.

Presion Berisha, presion Rama me forcat speciale. Gjithsesi ambasadorët kryesorë në BE si dhe i kudondodhuri ambasadori amerikan Lu po takojnë herë Ramën dhe herë Bashën deri në arritjen e një Marrëveshje sonte. Rama nuk negocion dy kushte: Data e zgjedhjeve me 18 qershor dhe largimin e tij si kryeministër.

Të tjerat ai thotë “merreni”. Takimet vazhdojnë. Rama me ambasadorët dhe presidentin e zgjedhur, kurse Basha me Berishën dhe aktorët e tjerë politikë.

Por në politikë jemi mësuar që deri sa të firmoset nuk ka besë!

(www.spjv.it)

Share: