Home KRYESORE Dritan Kaba shpërthen ndaj Gramoz Ruçit/Më 25 Qershor do marrësh librezën e...

Dritan Kaba shpërthen ndaj Gramoz Ruçit/Më 25 Qershor do marrësh librezën e pensionit…

Një ditë pas deklaratës së bërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili kandidon në Qarkun e Fierit duke u renditur i 9-ti në listën e kandidatëve për deputet të PS-së, sipas të cilës nëse Presidenti nuk dekreton Qeverinë do të shkarkohet, ka reaguar Dritan Kaba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaba thotë se Ruçi as me dulbi s’do ta shohë mandatin e deputetit dhe jo më të firmosë shkarkimin e Presidentit.

“Ruçi, do firmosë shkarkimin e Presidentit!?

Do firmosësh librezën e pensionit se mandatin e deputetit as me dylbi nuk e sheh dot”, shkruan Kaba.

Share: