Home KRYESORE Gjergji apo Jorgo? Merr fund dilema për emrin e kryebashkiakut të Himarës!

Gjergji apo Jorgo? Merr fund dilema për emrin e kryebashkiakut të Himarës!

Kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro, i është hequr nënshtetësia greke. Me këtë vendim të shtetit fqinj merr fund edhe dilemma e emrit të tij që ca ia thonin Gjergji, e ca të tjerë Jorgo.

Këtë lajm e kanë transmetuar mediat greke, sipas të cilave, vendimi për heqjen e nënshtetësisë është firmosur nga ministri Panos Skourletis.

Kryebashkiaku i Himarës e kishte marrë nënshtetësinë e vendit fqinj për shkakë të origjinës së tij greke para disa vitesh.

Vendimi për heqjen e nënshtetësisë greke të kryebashkiakut të Himarës ka ardhur pas qëndrimit të tij lidhur me politikat dhe interesat e “komunitetit grek” në Himarë, duke ndërhyrë me veprime të cilat kanë rënë ndesh me interesat e këtij komuniteti, me të drejtat e tyre kombëtare dhe fetare, shkruajnë mediat greke.

“Vendimi për shembjen e kishës së Shën Athanasit dhe shembjen e 18 shtëpive në qendër të qytetit kanë bërë që shteti grek të marrë këtë vendim për Gjergj Goro”, vijojnë ato.

Në shkrimin e gazetës “tahydromos.gr” thuhet se Goro i ka shërbyer një skeme të shpërnguljes së bashkatdhetarëve të tij.

“Shërbimet kompetente greke prej vitesh janë informuar për aktivitetet anti-greke të kryetarit të Himarës, por pas rekomandimeve të përsëritura të pajtueshmërisë, kurrë nuk janë marrë seriozisht nga Goro, ndaj dhe mori vendimin ekstrem për t’i hequr shtetësinë greke”, vijon artikulli, duke shtuar se është e drejtë sovrane dhe e patjetërsueshme e shtetit grek për t’u hequr kombësinë greke qytetarëve, kur ata me veprimet dhe veprat e tyre dëmtojnë kombin grek.

Share: