Home KRYESORE Lul Berisha i çon live SMS Ben Blushit

Lul Berisha i çon live SMS Ben Blushit

Ben Blushi sqaroi se si ra në kurthin e Lulzim Berishës, ndërsa po takonte qytetarët e Durrësit, por ky i fundit nuk ka vonuar t’i dërgojë një mesazh live në studio.

Lulzim Berisha i dërgoi një mesazh moderatorit të emisionit, Blendi Fevziut, ku i shkruante: “Unë jam takuar edhe herë tjetër me Blushin, kur ai ka qenë ministër.”

Blushi mohoi këtë prentendim të Berishës duke theksuar se nuk e njeh atë dhe nëse do e kishte takuar më parë, nuk do të kishte pranuar të bënte foto me të në Durrës.

Përgjatë debatit me gazetarët në studio, Blushi tregoi faktet dhe provat që vërtetojnë që ai ka rënë në kurthin e Rilindjes.

“Unë nuk e njoh, ai është kriminel, ka qenë në burg, si mund t’a njihja unë.” – deklaroi Blushi.

Kreu i LIBRA-s tregoi se kishte rënë në kurthin e PS, pasi zyra e shtypit të PS, sipas Blushit, ka tentuar ta shpërndajë edhe më tej foton nëpër media. /LAPSI.AL/

Share: