Home KRYESORE Mesazhi prekës për biznesmenin e vrarë në Vlorë…

Mesazhi prekës për biznesmenin e vrarë në Vlorë…

0

Elisabeta Koromani, gruaja e Mirvjen Hysenit, pronarit të një televizioni lokal në Vlorë dhe disa bizneseve të tjera, që u ekzekutua pak ditë më parë, ka shkruar në rrjetet sociale një koment për të treguar se nuk do të thyhet para kësaj humbjeje dhe do të jetë një nënë e fortë për vajzën që ata kanë bashkë.

“Më shohin e mendojnë së jam e thyeshme prej kristali si rrëzëllima e shamisë që kam të lëshuar mbi supe… unë jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një engjëll, mua ma mbron shpirtin qielli. Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…

Me ikjen tënde, unë do bëhem me e forte,do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se unë jam femra më krenare që kam pasur një bashkëshort si ty, që jam nëna e fëmijës tënd.

Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua… më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti …. E di si them shpesh?! Mua zoti më ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e lotët të m’i vjedh vetëm prej gëzimit!

Ti je gjithë vendimet që marr në jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time…

Unë vërtetë nuk do jem më një grua në jetë po do jem nëna e vajzës të mrekullueshme që zoti na dhuroi. Drejtësia jote do shkoj në vend dhe një dite njerëzit do tregojnë historinë tone

Ishte njëherë ne Vlore Eli&Veni..!”, – shkruan ajo.

Më 24 maj, Mirvjen Hyseni u qëllua me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar, teksa ishte i ulur në një kafene në hotelin e tij në Sheshin e Flamurit. Bashkë me të në tavolinë ishte edhe Roland Saliu, kreu i OSHEE-së në Vlorë, i cili sipas hetimeve të deritanishme nuk ishte shënjestër e autorëve, të cilët nuk i kursyen plumbat duke i marrë jetën edhe atij. /360grade.al/

Share:
Reklama juaj