Home KRYESORE PS i rrëmben 1 deputet PD në Shkodër, Doshi merr mandatin e...

PS i rrëmben 1 deputet PD në Shkodër, Doshi merr mandatin e Frrokut

Qarku i Shkodrës mbetet supriza e këtyre zgjedhjeve, të paktën nga votat e numëruara deri më tani raporton Ora News. Duket se Partia Demokratike ka shënuar një rezultat zhgënjyes në bastionin e saj, duke humbur një deputet në këtë qark nga 2013. LSI ka një qëndrueshmëri krahasuar me 2013, ndërsa rritje ka shënuar PS.

Një tjetër detaj interesant është fakti se Tom Doshi që në 2013 ishte fitues në siglën e PS konfirmohet si deputet nën siglën e PSD. Në këtë mënyrë kjo parti merr një deputet që në 2013 e kishte marrë PKD e Mark Frrokut.

Sipas rezultateteve në Shkodër nga 11 deputetë që ka qarku, PS merr 5 deputetë, 4 PD, 1 LSI dhe 1 PSD.

/Oranews.tv/

Share: