Home KRYESORE 52-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten e tij dhe të dashurin e vajzës

52-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten e tij dhe të dashurin e vajzës

0

Një 52-vjeçar me origjinë nga Kosova ka vrarë bashkëshorten e tij dhe të dashurin e vajzës. Krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 15 korrikut në Baden-Ëürttemberg të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se brenda familjes pati një sherr. 52-vjeçari u largua për një moment, për tu rikthyer, por këtë herë i armatosur duke qëlluar mbi gruan e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e vajzës 40 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë, duke arrestuar 52-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se shkak i krimit në familje kanë qenë problemet familjare, megjithatë hetimet vijojnë./LAPSI.AL

Share:
Reklama juaj