Home KRYESORE Berisha kundër ministrit të PD

Berisha kundër ministrit të PD

Ministri i Brendshëm teknik ishte i pari zyrtar që përgëzoi policinë për zbulimin e 15 tonëve kanabis në Vlorë. Ai foli edhe më shpejt se kryeministri.
Dritan Demiraj shkruan kështu në llogarinë e tij në Facebook:

“Pergezoj Policine e Shtetit per vazhdimesine e Operacioneve ne mbare vendin, per luften pa kompromis kunder kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit. 

Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar eshte prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit. Siguroj te gjithe efektivet e perkushtuar te Policise se Shtetit se do te kene mbeshtetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme per arritjen e objektivave strategjike per heqjen e Shqiperise nga harta e trafikut nderkombetar te drogave”.

Por menjeherë pas këtij statusi, Sali Berisha pati një reagim krejt të ndryshëm për policinë.

Me një gjuhë të ashpër, Berisha i referohet Haki Çakos me të njëjtin emër që iu referua atij Ilir Meta në fushatën elektorale: “Haki droga”.

I kujtoi se ai nuk është zbatues i ligjit, por i urdhërave politikë të kryeministrit. I kujtoi se ishte po ai (Çako) në krye të policisë kur Shqipëria u mbush me kanabis.

“Haki droga ju betohet policeve per koken e Norieges!

Kapen ne Vlore 25 tonelata droge e klanit Habilaj, i cili paditet nga klani Xhafa!
Haki droga betohet para policeve per koken e Norieges!

Njeriu qe se bashku me Noriegen dhe Saje qorrin krijoi narko-republiken e pare ne Europe, ju tha dje policeve: “do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuar me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar!” Hahaha?!
Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Oficeri dixhital informon:
“Pershendetje doktor droga e kapur ne Lakatund nuk esht 15 por 25 tonelata.Kjo droge esht e klanit Habilaj kushurijve te Sajmir Tahirit.Informacioni per drogen esht dhene nga Klani Xhafa i cili ka pesuar disa goditje ne trafikun e droges fale autoriteteve italiane,e fundit ishte skafi qe u mbyte para nje jave ne det”.

Reagimi i Berishës, më shumë se një akuzë e shtuar për drejtuesit e policisë, që ai i ka kritikuar vazhdimisht, ngjan si një mesazh për të tijët në PD, të cilët sot policinë nuk e shohin më si bashkëpunëtoren e narkotrafikantëve që blenë votat me paratë e drogës, por si një partnere, edhe pse kupola drejtuese e saj ka mbetur e pandryshuar.  /Lapsi.al

Share: