Home KRYESORE “Boom” largimesh nga Al Pazar, Agron Llakajt i ikin dy aktoret

“Boom” largimesh nga Al Pazar, Agron Llakajt i ikin dy aktoret

“Al Pazar”, programi i humorit që drejtohet nga aktori i njohur Agron Llakaj, do të pësojë një sërë ndryshimesh sezonin e ardhshëm.

Në sezonin e ardhshëm dy aktoret në rolin e Sanos dhe Lemes nuk do të jenë më pjesë e këtij show humoristik.

Nuk dihet ende nëse këto personazhe do të zëvendësohen nga të tjerë aktorë, por një gjë është e sigurt: aktoret që i kanë interpretuar nuk do të jenë më pjesë e ekipit të Llakajt.

Edhe gjatë sezonit të ri, komediani dhe producenti i “Al Pazar” do të ketë pjesë të stafit bashkëpunëtorin e vjetër, Behar Mera, dy vëllezërit vlonjatë, Romeo dhe Donald Veshaj, Xheni Hallullin etj, duke mos harruar gjithashtu edhe rolet e tij të jashtëzakonshme si Aneja, znj. Lira, ish-kryeministrin Berisha etj raporton Blitz.

Share: