Home KRYESORE KATËR ERIONË DHE NJË VELIAJ. NGA AGIM XHAFKA

KATËR ERIONË DHE NJË VELIAJ. NGA AGIM XHAFKA

0

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit. Në mëngjes sapo i thashë mirëutakofshim recepsionistit të hotelit.më ze rrugën një makinë e Shqipërisë. Bëhu pak më anash,i thashë ,sa të kaloj. Më pa sikur isha vrasësi i babait të tij. Mos bëj fjalë,të lutem,më tha gruaja. Po zjeja,por heshta. Prita e pas plot 6 minutash erdhi zonja e tij,vendosi valixhen prapa,mbylli bagazhin e ata u nisën. Ne pas tyre.

Në Qafë Thanë radhë e madhe makinash. U futëm dhe ne në atë varg. Kur anash si predhë kalon një benz i madh e na del i pari. Nuk durova,hapa derën e i bërtita policit. Por ai as më ktheu kokën. Një burrë ngjitur me makinën time më këshilloi të mos merrem me mafiozët. Hyra në makinë..

Poshtë kufirit,ka plot lavazhe. Një çun i ri mbante një zorrë uji në dorë e lagte gjithë makinat që kalonin. E kishte si ftesë për t’u larë. I rashë borijes,i bërtita ta largonte ujin,por tamam në fund të fjalisë ma hodhi m’u para xhamit të parë. Ndalova e desha të zbrisja,kur m’ua frua një çun,shoku i vet e më tha lere se ka pirë ca dopjo raki. Heshta,ika përpara.

Në rrugën e metalurgjikut në Elbasan më parakalon një fuoristradë tamam atje ku tabela e ndalon,por për fat të keq atij para i del një maune e s’kish ku të shkonte,ngjitet me mua. U shmanga,gati dola nga rruga. U nxeha,por nuk i fola se iku si predhë e më la glasën.

Ndëkohë në radio dëgjoj se do rritet çmimi i ujit në Tiranë.

– Çfarë populli jemi kështu? Ujë s’kemi e çmimin e rritin. Veliaj as që merr mundimin të bëjë transparencë të problemit.Jemi pasivë sa më s’ka ,- foli gruaja.

Aty nuk durova më,fola,por i nxehur.

-Pasivin gjithkush ta kërkojë te vetja,- ia nisa.- Katër Erionë na e nxinë jetën sot. Sa u nisëm një Erion na zuri rrugën. Hesht,më the. Në kufi hyri një Erion pa radhë. Lere se është i mafies,më tha dikush. Një Erion na lagu me zorë. Heshtëm se ishte i dehur. Tani Erioni i fuoristradës për pak na çoi në Sharrë e nuk ndaloi as të na shihte se mos kishim nevojë për mjek.

Kështu jemi si popull. I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë,prodhojnë monstrën Veliaj që rriti taksat,shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore,po rrjep troje e po jep koncesione. Askush nuk u ngrit,askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na i quajë oksigjen pylli,jo helm Tirane.

Doja të vazhdoja,por e pashë që po grija kot. Ajo kishte vënë kufjet e dëgjonte Rita Orën. Bjeri legenit byrazer,i dhashë zemër vetes. E i rashë borijes kot…

Share:
Reklama juaj