Home KRYESORE Konfindustria: Kujdes! Tregu i Përbashkët Rajonal favorizon Serbinë

Konfindustria: Kujdes! Tregu i Përbashkët Rajonal favorizon Serbinë

0

Konfindustria ka përforcuar dyshimet se nisma për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, e ndërmarrë në Samitin e Triestes, favorizon Serbinë. Konfederata e Industrive u kërkon Shqipërisë dhe Kosovës të jenë të kujdesshme në zbatimin e kësaj nisme, duke u kujtuar se në krye të nismës është vënë një ish –ministër i ish –Jugosllavisë dhe se ajo do të jetë shumë e vështirë për t’u zbatuar.

“Krijimi i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor është e vështirë të jetë e suksesshme, nëse nuk mbahet parasysh se roli i BE duhet të mbeëhtetet para se gjithash në parimin e paanësisë dhe mosfavorizimit të asnjë prej 6 shteteve anëtare. Sa më sipër duhet të shprehet edhe në shpërndarjen e investimeve prej 1 miliard euro të premtuara në mënyrë, që të zbuten ndryshimet e thella të sotme në infrastrukture dhe ekonomi ndërmjet vendeve të Rajonit

“Kihet parasysh, se tashmë prej vitit 2013 në krye të Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal/KBR është Ministri i Jashtëm serb i Ish Jugosllavisë. Në takimin e Triestes pikërisht KBR ju ngarkua nga BE edhe detyra strategjike e mbikqyrjes së zbatimit të krijimit të Tregut te Perbashket te Rajonit, përvec detyrave të deritashme për ecurinë e zbatimit të marrëveshjes tregtare pothuajse të deshtuar CEFTA, etj.

Eshte e qartë, se në kushtet e sotme Serbia për shkak të shumë rrethanave infrastrukturore, ekonomike dhe financiare të trashëguara do të jetë në kushte shumë më të favorshme sesa shtetet e tjera të Rajonit në Tregun e Përbashkët të propozuar në Trieste”, parlajmëron Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrias, në një deklaratë për shtyp.

Edhe disa media gjermane hodhën dyshimin se kjo nismë ishte rikthim tek ish –Jugosllavia, në përbërje të së cilës do të ishte edhe Shqipëria. Por kryeministri shqiptar Edi Rama i hodhi poshtë këto lajme, duke i quajtur “broçkulla”. Edhe pse i zhvlerësoi për nga rëndësia lajmet e mediave gjermane, gjithësesi ai u detyrua të mbante një konferencë të posaçme për shtyp për këtë çështje. /Lapsi.al

Share:
Reklama juaj