Home KRYESORE Plazhi sipas nje zonje muslimane shqiptare…

Plazhi sipas nje zonje muslimane shqiptare…

0

Nga Av. Migena Balla

Mua me pelqen te notoj ne thellesi dhe nuk shkoj ne plazh pa njerez. Shkoj aty ne mes te gjitheve. Arsyeja: se aty kam shtepine time, ai eshte plazhi im, aty paguaj cdo vit taksa mirmbajtje ashensor pastrim etj. Nese dikush duhet te iki jane ata, turistet. Ata nuk kane vend ata nuk paguajne. Plazhin ma zene shazllonet e tyre te cilat bashkia ia jep me qera ndonje oligarku qe puneson ca cunake qe skane pare kurre lek gjithe vitin por vetem dele e lope. Ata turistet me pushtojne qytetin tim. Si une po ankoheshin dje venecianet dhe barcelonasit ne nje media te fuqishme nderkombetare.

Por une si ata kam edhe me shume ankesa. Ankohem per bezdisjen qe kane turistet nga veshja ime. Por edhe une bezdisem nga veshja e tyre dhe nuk mund te flas se ndryshe eshte mungese civilizimi sipas shumices injorante te plazhisteve.

Plazhi eshte nje fenomen i pas luftes se dyte boterore. Madje fillimisht plazhi ishte marredhenie me detin jo me bregun. Njerezit laheshin ne det por nuk rrinin ne diell me ore per shume arsye aaa se harrova laheshin me rroba me fustane te medha madje.

E para se grate ishin femra dhe jo kafshe, qe do te thote kujdeseshin qe te mos plakeshin para kohe sepse sic e dime rrezet e diellit plakin lekuren.

E dyta sepse per vitaminen D pyesni cdo doktor do tju thote mjaftojne 10 min ne diell ne dite per ta absorvuar lekura sasine e nevojshme, perndryshe me shume fillon prodhimi i melanines qe nese teprohet fillon rreziku i kancerit te lekures.

Qendrimin ne diell sic eshte kthyer ne mode se fundmi e kane stimuluar tregtaret duke duke filluar nga ata me te thjeshtet e deri tek industria e madhe e kozmetikes. Te gjithe thone shkoni ne plazh me pas te keshillojne krem mbrojtes ndaj diellit me SPF deri 50 (pra nje lloj mbulimi artificial por edhe me kimikate)

Une jam shqiptare dhe dua te jem edhe europiane meqe i perkas ketij kontinenti. Une nuk jam emigrante arabe e as turiste arabe ndaj nuk me perzini dot nga plazhi im se nuk ju pelqen pamja ime apo menyra qe une kam zgjedhur te vishem per arsyet e mia qe nese mi gjykojne cenojne privatesine time. Atehere cfare bera: kerkova nje foto te nje gruaje simbol te civilizimit europian me bikini apo ne plazh, rezultati: nuk gjeta. Asnje foto e Marias nene se Isait (Jezusit europiance) nuk eshte me floke jashte ne nuk e dime cfare ngjyre kishin floket e saj e kjo nuk e pengoi ate te jete ajo qe eshte e as te gjithe Papet apo edhe none tereza te jene njerez me fame boterore apo shembuj per te tjeret.

Kerkova nese mbreteresha Elizabet e Anglise shkon ne plazh publik e nxihet si indianet e saj te kolonizuar, por jo kurrre ajo nuk do ti ngjante lekures se nje skllavi perkundrazi duket aq e bardhe sa i fshihet diellit me lloj lloj kapelesh sa here del per pak sekonda, dhe diellit anglez qe edhe sikur te dale nuk te nxin e as te ngroh.

Po mire ky evoluimi i plazhit nga larje ne det ne nxirje ne diell po sjell plazhe nudistesh (qe nuk ka më ku te evoluojne më se majmunin e arriten, aaa ata e kane evoluimin mbrapsh dmth drejt jetes se shpellareve por pa gjethe), tani qe edhe burrat po na veshin tanga e po na martohen me njeri tjetrin, tani qe provokimi dhe imoraliteti behen ne mes te reres ( ndonje me turp akoma nen ndonje peme ose thelle ne det), tani qe kur notoj ne det duhet te jem vigjilente se pervec jashteqitjeve ne thellesine e detit ku notoj gjen edhe c*****, eee ca ti besh eshte civilizim praaa.

Pervec cmimet qe mi ngrejne ne qytetin tim sapo vijne pushtuesit (turiste) dhe menuse ne restorante sipas shijes se pushtuesve, dhe etikes ne lokale qe nga muzika e llojit “futja kot vec tundu” e deri tek brazilianet e grave e burrave qe te peshtirosin relaksin, koshat e plehrave qe gjithmone jane te rrethuar nga pirgje plehrash se nuk perballojne kapacitetin e plehrave te pushtuesve, ujit te detit qe dhe ngjyren e ndryshon nga ndotja e pushtuesve, etj etj…. dike diku e shqetesoj une me veshjen time qe notoj ne thellesi qe me pelqen kajaku dhe habis te gjithe qe mendojne se jam viktime e ndonje burri apo fanatizmi fetar e nuk dikerkam cfare eshte noti apo deti.

Keta tipa nuk dine as cfare eshte deti e as plazhi por jane “kavie” ku moda mbush xhepat e saj dhe ndonje tjeter kenaq syte me lloj lloj pamjesh sexy qe gruaja vajza e ketij tipi i ofrojne falas publikut me dhembe te palare apo edhe ndonje maniaku tjeter

Share:
Reklama juaj