Home KRYESORE Flet miku i Marvi Mihalit: “Ti ike si trim Marv, e tani...

Flet miku i Marvi Mihalit: “Ti ike si trim Marv, e tani ti je një engjëll në qiell”

0

Pas fjalëve prekëse të të atit të Marvi Mihalit, ka folur dhe miku i tij Armand Haxhiu, i cili ka sqaruar se celulari dhe karikuesi nuk kanë qenë të 22 vjeçarit, por të tijat.

Armand Haxhiu shprehet se Marvi nuk u vra për shkak të celularit apo karikuesit dhe se ai nuk ishte një njeri i konflikteve.

“Pas traumës dhe goditjes së madhe për humbjen e shokut ,vëllait, mikut tim të shtrejtë Marvit na shtojnë dhimbjen e shpirtit spekulimet e mediave në lidhje me ngjarjen. Ai nuk kishte konflikt me asnjë më parë sepse nuk ishte njeri i konflikteve.

Marvi nuk vdiq për një celular apo një karikues që nuk ishin as të tij. Celulari dhe karikuesi ishin të miat. Më vjen keq që shoqeria shqiptare i jep më tepër rëndësi përkatësisë së një celulari sesa jetës së një të riu”, thotë Haxhiu për newsbomb.al

Më tej në rëfimin e tij prekës për vdekjen e Marvi Mihalit, Armand Haxhiu i bën një apel mediave që të mos abuzojnë me këtë çështje.

“Ti ike si trim Marv, e tani ti je një engjëll në qiell. Ju lutem çdo media mos e keqinterpretoni ngjarjen, mos e përbaltni figurën e tij. Ai ishte një djalë i rrallë me virtyte. Marv me ikjen tënde iku dhe një pjesë e madhe e zemrës time me ty. Lutem çdo ditë që shpirti yt të gjejë prehje pranë Zotit dhe t’u lehtësohet dhimbja prindërve dhe të afërmeve të tu. Pushofsh në paqe mbreti im”, e mbyll rrëfimin e tij tejet prekës për newsbomb.al, Armand Haxhiu./lapsi.al

Share:
Reklama juaj