Home KRYESORE Tërmet në ishullin Iskia të Italisë, dy të vdekur dhe shume të...

Tërmet në ishullin Iskia të Italisë, dy të vdekur dhe shume të plagosur

0

Raportohen dy viktima, një person i humbur, 2 fëmijë ende nën gërmadha e rreth 30 të plagosur është deri më tani nga tërmetit që goditi mbrëmë në orën 20.57 ishullin e Iskias.

Sizmiologjia italiane ka informuar se tërmeti ishte i shkallës 4.0 ballë në një thellësi 5 km nën tokë. Tërmeti është shoqëruar nga 14 lëkundje të tjera më të lehta.

Disa persona gjatë natës janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ende 2 fëmijë vazhdojnë të jenë nën to por u përgjigjen thirrjeve të skuadrave të shpëtimit që po punojnë për shpëtimin e tyre.

Pas ishullit të Sicilisë e Sardenjës, Iskia është ishulli i tretë më i populluar i Italisë me rreth 64 mijë banorë.

Share:
Reklama juaj