Home KRYESORE Basha: E vërteta e 2.3 tonëve hashash i kapur në Itali

Basha: E vërteta e 2.3 tonëve hashash i kapur në Itali

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se ngarkesa prej 2.3 tonë drogë e kapur sot në Itali dëshmon të vërtetën e hidhur se, trumpetat e kryeministrit Rama për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar.

“Ndërkohë, ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti “PS+” i shpallur prej tij: PS+drogë+kriminelë+korrupsion”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se, kjo faktohet edhe nga promovimi nga kryeministri i Gramoz Ruçit, të cilit që nga viti 2005 qeveria amerikane i refuzon hyrjen në SHBA për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar; si dhe Fatmir Xhafës, i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar kokaine.

“Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë”, – ka shtuar Basha.

Share: