Home KRYESORE Bllokim të seancës së 9 shtatorit për të ndalur Ruçin dhe Xhafën?

Bllokim të seancës së 9 shtatorit për të ndalur Ruçin dhe Xhafën?

raportohet qe seanca parlamentari e 9 shtatorit nuk do të jetë e qetë. Në këtë seancë pritet të votohet qeveria e re dhe, Partia Demokratike duket se do e shfrytëzojë për të marrë rolin në krye të opozitës dhe padyshim te sigurte qe LSI nuk mund te beje te njejten gje.

Sipas burimeve të gazetës “Sot”, PD do të protestojë brenda dhe jashtë parlamentit për të ndalur votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt, si ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve edhe publike, i gjithë Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur të organizohet për të protestuar, teksa paralajmëron një aksion barrikadë për të penguar zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit dhe dekretimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, me arsyetimin se këto dy propozime janë një provokim ndaj të gjithë shqiptarëve që janë përndjekur nga sistemi diktatorial.

Thuhet gjithashtu që një tjetër skenar paralel me atë të FRPD po përgatitet edhe nga vetë deputetët e partisë Demokratike dhe se, ligjvënësit demokratë do të marrin fjalën në Parlament, e nga ku pritet që të sulmojnë ashpër jo vetëm Ruçin dhe Xhafajn, por gjithë qeverinë “Rama 2”…

Te presim dhe te shohim, por divergjencat midis dy partive te opozites sigurisht shkojne vetem ne favor te forcimit te kryeministrit Edi Rama.

Share: