Home KRYESORE Rama nga “S’keni pare gjë akoma” ne: Opozita konkurrente, jo armike…

Rama nga “S’keni pare gjë akoma” ne: Opozita konkurrente, jo armike…

Kryeministri Edi Rama prezanton programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ndërsa do të votohet edhe kabineti i ri pas dekretit nga Presidenti Meta.

“Axhendat partiake nuk do të marrin peng rendin e ditës së Kuvendit. Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona. Jo armiq, por konkurrentë, shpresoj të jetë kështu edhe për ju. 25 qershori provoi se në Shqipëri nuk fiton kur i fryn konfliktit, akuzon, shan dhe fyen, kush bllokon”, paralajmëroi kryeministri Edi Rama opoziten i cili ne fillim te legjislatures se shkuar e kercenoi Opoziten duke i thene:“S’keni pare gjë akoma” 

“Mund të ketë ende plot gjëra që i pengojnë për t’u rikthyer, por pengesa më e madhe për rikthimin e tyre i ka themelet këtu në këtë sallë dhe mbahet në këmbë nga ne, katundi jonë politik. Hendek mes katundit të politikës dhe botës së fëmijëve, unë dëshiroj që fituesit të jenë ata që nuk votuan, që nuk kanë ende moshën, fëmijët e Shqipërisë.

Interesi i fëmijëve në qendër të politik-bërjes, shpejtësi në reforma që bëjnë shtet në emër të fëmijëve. Nuk do ta harroj një stërgjyshe, që tha: çdo gjë për fëmijët e mi është si të dyfishosh pensionin tim. Bonus mujor për familjet me shumë fëmijë për të nxitur rritjen ekomomike dhe demografinë. Kur isha në bashki krijova çekun e bebes, që u shtri në të gjithë Shqipërinë, u bë copy paste politike qeveritare, por ka degraduar.

Në 2015, 6 mln ishte borxh për mos lëvrimin. Edhe gjatë mandatit të parë tonin nuk është përmbushur me korrektësi, iu kërkoj ndjesë prindërve dhe fëmijëve, që nuk e kanë marrë në kohë apo se kanë marrë. Do ta rrisim cdo vit, duke nisur nga viti i ardhshëm. Do të përqendrohemi edhe shkollat dhe edukimi. U uroj mësuesve dhenxënësve një vit sa më të mbarë sa më të suksesshëm dhe argëtues.

Pagat e mësuesve janë rritur këtë vit ndjeshëm dhe do të rriten gjatë këtij mandati. Duhet të rritet mbështetja morale. Thirrje kryetarëve të partive dhe deputetëve që të rritemi dhe të vetëdigjësohemi për dëmin që u bëhet fëmijë si pasojë e mos respektit, ti mbrojmë me pasion pozicionet tona, por mos lejojmë të gjithë që bashkëjetesa politike të prodhojë shembuj të këqij” / tha Rama ndersa vazhdon dikskutimin e tij te gjate si zakonisht…

Share: