Home KRYESORE Shpikja e Ramës për çmim Nobel: Bashkëpunimi Rama – Rama.

Shpikja e Ramës për çmim Nobel: Bashkëpunimi Rama – Rama.

0

Një marrëveshje historike sapo ka ndodhur në këtë vendin tonë të bekuar. Qeveria ka bërë marrëveshje bashkëpunimi me deputetët socialistë!

Kush e zbërthen në shqip këtë marrëveshje bashkëpunimi, ka një xhiro falas në këmbë tek Sheshi Skënderbej. Nëse do të nënshkruhej marrëveshje bashkëpunimi mes deputetëve socialistë me ata të opozitës, ka kuptim. Ndoshta për shkak të reformave e atyre përrallave të tjera që dimë tashmë, ka kuptim logjik. Apo edhe mes qeverisë dhe deputetëve të opozitës. Por mes pushtetit dhe pushtetit, kjo ka mundësi të jetë shpikje për çmim Nobel dhe ja sepse:

Këtë grup parlamentar e ka emëruar Edi Rama. Deputetë janë caktuar njerëzit që vendosi ai. Qeveria, edhe me ligj edhe me logjikë, doli nga votat e këtij grupi, natyrisht, të gjithë njerëz të zgjedhur nga Edi Rama. Dhe morën votbesimin e këtij grupi, që do të thotë se edhe ligjërisht, edhe moralisht edhe materialisht, edhe politikisht e si të duash ti, janë një. Pushteti. Kaq. Nuk është se kjo qeveri është ndërtuar me koalicione, i kompozuar copa copa dhe për këtë arsye duhet një marrëveshje. Jo vëlla, ai e ka timonin vetëm.

Pra marrëvesja e bashkëpunimit të Ramës kryeministër me Ramën kryetar të partisë që ka shumicën në parlament, është një risi botërore e denjë për Nobelin…/parrena.com

Share:
Reklama juaj