Home KRYESORE Bushati i përgjigjet Athinës Zyrtare: Pranojmë edhe modelin grek, nëse ekziston një...

Bushati i përgjigjet Athinës Zyrtare: Pranojmë edhe modelin grek, nëse ekziston një i tillë

Ka reaguar ministry ynë i jashtëm, Ditmir Bushati pas deklaratve të Athinës zyrtare një ditë më parë, lidhur me miratimin e ligjit të pakicave kombëtare.

Bushati është përgjigjur duke i kujtuar homologut të tij Kotzias se është kërkuar një model prej tij kur tashme dihet qe Greqia nuk e ka ratifikuar Konventen tip per pakcat duke i konsideruar ato si te diskriminuara pozitivisht dhe te barabarte me greket.

“Të gjithë kolegëve, qofshin këta fqinj apo jo, përfshirë edhe Greqinë, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji, i kam kërkuar që të na parashtrojnë gjithashtu eksperiencën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli për pakicat, duke përfshirë edhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston”, – tha Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare i është përgjigjur dhe presidentit grek, i cili e cilësoi “amatorizëm ndërkombëtar” lëvizjen e Shqipërisë.

“Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”, – shtoi Bushati.

Share: