Home KRYESORE “Ju flet Moska” – Myftaraj: Garda mbron shtëpinë e dashnores së ministrit...

“Ju flet Moska” – Myftaraj: Garda mbron shtëpinë e dashnores së ministrit të parave

0

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka folur për një histori që ka në qendër një super ministër siç e quan ai, ministrin e parave. Myftaraj nuk përmend emrin e ministrit, por thotë se Garda mbron paratë e tij në shtëpinë e dashnores. Kastriot Myftaraj: Një skuadër misterioze grabitësish të specializuar për vjedhje në shtëpi të mbrojtura me sisteme alarmi endet nëpër Tiranë. Këta njerëz kanë shkaktuar terror te shumë zyrtarë të lartë dhe ish-zyrtarë të cilët i mbajnë paratë të fshehura në shtëpitë e tyre, në shtëpitë e dashnoreve të tyre, ndonjëri edhe të dashnorit.

Kjo për shkak se nuk mund ti mbajnë nëpër banka sepse mund të justifikojnë burimin e tyre, pra i mbajnë nëpër kasaforta, të fshehura nëpër mure, nëpër dysheke e gjëra të tilla. Kjo skuadër speciale me anë të përgjimeve me anë të metodave të tjera është në gjendje të identifikojë sa para kanë, ku i kanë dhe të kryejnë vjedhje spektakolare të cilat i kanë terrorizuar këta njerëz dhe kanë shkaktuar panik të madh. Kishim shembullin e një ministri i cili deklaroi vjedhjen e pensionit të nënës së vet. Nese do ishte vjedhur ajo shumë nuk do ishte bërë ajo zhurmë. Sigurisht kishte humbur disa zero në deklarimin ministri, nja 5-6 zero. Ka edhe raste të tjera të tilla nga ish-zyrtarët e qeverisë të para 2013, zyrtarë të lartë të sotëm qëveritarë, politikanë të cilët gjejnë në shtëpitë e tyre kasaforta bosh, ku kanë pasur kursimet e tyre të mëdha. Një rast që dua ta tregoj sot, mund tju duket anekdotik por është një gjë e vërtetë. Për shkak të këtij terrorizmi që ka shkaktuar kjo skuadër misteriozë e vjedhjësve së shtëpive VIP, të njerëzve që kanë të fshehura miliona euro të fshehura në shtëpi apo gurë të çmuar, diamand etj. Një ministër që unë do ta quaja super ministër dhe ka një ministri me shumë para. Ky ka shtëpinë e dashnores pranë një institucioni shumë të rëndësishëm, ministrinë e Punëve të Jashtem.

Pranë saj është një pallat, ku banon edhe dashnorja e këtij superministrit të parave, të superministrisë së parave. Ky i ka blerë një apartament asaj 140 mijë euro dhe atje ka ca kasaforta të fshehura nëpër mure, ca dyshekë me para që nuk i deklaron dot. Nga paniku që shkakton kjo skuadra i thotë kolegut të tij ministër të ministrisë së Jashtme që gardistët që ruajnë ministrinë e Jashtme të hedhin një sy edhe atje, ta kenë nën kujdes apartamentin. Kështu që ngjiten dhe zbresin për të bërë një shërbim të dyfishtë. Është një histori që do ju duket si anekdotë por shumë gjëra që dukeshin anekdota në këtë vend dolën të vërteta dhe ka shumë të tjera që do të dalin në ditë e mëvonshme. Aq me tepër dhe për këtë super ministër, i cili ka shumë histori jo vetëm të tilla rozë, por edhe histori të tjera që duhet folur. Është një rast që tregon sesi shpërdorohet me postet shtetërore, sesi shpërdorimi zgjerohet sepse ky super ministri edhe kur nuk ishte super ministër, por ishte deputet i ka gjetur punë dashnores së vet si drejtuese në një kompani të rëndësishme private por që ka shumë punë me shtetin dhe me këtë superministrin ka shumë interesa.

Atje kjo zonjusha, se nuk e la të martohet ky ka 10 vjet, ka çuar vetëm si gjetje të sajat, sloganin që ka ky “tigri” , kështu e quajnë, “faster more” këtë gjetje e ka marrë nga ky dhe e ka çuar atje. Nëse një ministër shkon vazhdimisht në shtëpinë e dashnores së vet, ky do bëjë lajm në gjithë botëm jo vetëm në shtypin rozë. Në Shqipëri nuk bëhet lajm, sepse këta njerëz kanë krijuar një pushtet që duke misterioz në pamje të parë, por që nuk është aq misterioz sa duket. Nuk është thjesht problemi se ky zotëri po kënaq qejfet e veta, përdor edhe gardistët për të mbrojtur paratë e fshehur atje. Ndoshta kjo skuadra misterioze do ti bëjë një vizitë. Megjith praninë e gardistëve do gjejë të hyjë atje, sepse ata janë profesionistë, gardistët janë amatorë përpara atyre. Dikush pëshpërit që janë njerëz të policisë së shtetit të specializuar, por unë nuk dua ta arrij deri këtu, por mënyra si veprojnë tregojnë se nuk kanë shumë frikë nga policia. /Oranews.tv/

Share:
Reklama juaj