Home KRYESORE Mero Baze: Duhet mposhtur me tritol lidhja e Ramës me biznesmenët batakçij!

Mero Baze: Duhet mposhtur me tritol lidhja e Ramës me biznesmenët batakçij!

0

Ngritja e një fabrike uji dhe betonizimi i grykës së Këlcyrës nga pronari i ujit Trebeshina, Harri Lena e ka shtyrë një nga mbështetësit e hapur të kësaj qeverie, gazetarin Mero Baze të shpërthejë me nota radikale kundër lidhjes së kryeministrit Rama me gjithfarlloj biznesmenësh batakçij siç i quan ai.

Pasi shpjegon mënyrën e abuzive se si kapanonet e “Trebeshinës” janë ngritur mes një mrekullie të natyrës, Baze e krahason këtë masakër me paralajmërimin hipokrit që Rama i bëri një fashatari të mjerë që mos e ndërtonte çatinë e shtëpisë së tij pa leje se do të përfundonte në burg.

Baze paralajmëron hidhur që nëse kjo ndodh « …na ngelet që në hyrje të grykës së Këlcyrës të vëmë videon e Edi Ramës ku premton se atë zonë do ta shpallë Park Kombëtar, do ndalojë çdo ndërtim, dhe do t’i japë perspektivë turistike. Të paktën ta kemi për muze ».

Por gazetari nuk mjaftohet me kaq. Ai paralajmëron: “Nëse Edi Rama e lejon që ai të betonizojë bregun e Vjosës …do të gjendet aq tritol që ta rikthejë drejtësinë, sa për t’i provuar këtij uzurpatori se jo gjithçka mund ta blejë”.

Më pas ai jep edhe zgjidhjen se si duhet t’I zgjidhin vetë njerzit lidhjet e shkurtra të Ramës me biznesmenët pazarxhinj: Me tritol. “Ngjan pak si akt terrorist, por është më i dobishëm për shoqërinë se qeverisja e Edi Ramës në aleancë me kastën e biznesmenëve batakçinj, që duan të shkatërrojnë edhe ato pak gjëra që i kanë mbetur këtij vendi” konkludon Baze. (Lapsi.al)

Share:
Reklama juaj