Home KRYESORE Shkrihet Akademia e Shkencave, Rama: Nuk hedhim lekë për mbeturinën sovjetike

Shkrihet Akademia e Shkencave, Rama: Nuk hedhim lekë për mbeturinën sovjetike

Akademia e Shkencave do të shkrihet. Lajmi e dha sot Kryeministri Edi Rama i cili pas debateve të shumta mbi këtë institucion tha se nuk do të japë më asnjë fond për “nëndetësen që kalbet në rërë” ose ndryshe siç e quan ai “mbeturinën sovjetike”.

“Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i japim dërmën studimeve albanalogjike…Jo. Nuk është e vërtetë. Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet siç është financuar. Ndërkohë që në kushtetet e reja Akademia Sovjetike e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti. Ndërkohë paratë e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e ASH, edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit, do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”, tha Rama.

Sipas tij, fondi që merrte akademia do të menaxhohen nga Ministria e Arsimit dhe do të përdoren për biblotekat shkencore të universiteteve. “Një fond mbi gjysmë milioni dollarë do të jepen regjistrimin e universiteteve në gjithë rrjetin e botimeve, studimeve dhe materialeve shkencore për çdo sektor që do të jetë i aksesueshme nga çdo student. Do të finacojmë kruset e anglishtes në bibliotekat e Universiteteve për ti dhënë mundësi pedagogëve dhe studentëve që të marrin kurse anglishteje falas për të përmirësuar gjuhën angleze”, u shpreh Kryeministri.

/Opinion.al

Share: