Home KRYESORE Shqipëria, rekord për përdorimin e drogës! Ja sa rriten perdoruesit:

Shqipëria, rekord për përdorimin e drogës! Ja sa rriten perdoruesit:

0

Shqipëria nuk është vetëm vendi kryesor i prodhimit të kanabisit në Europë apo baza europiane e kokainës dhe heroinës. Ajo rezulton të ketë edhe prevalencën më të lartë të përdorimit të kokainës në një vit, në botë.

Zyra për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC), thotë se prevalenca vjetore është me 2.5% të popullsisë nga mosha 15 – 64 vjeç.

Numri i përdoruesve, sipas UNODC është rritur me 48 %.

UNODC u referohet të dhënave zyrtare të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik për vitin 2014.

Edhe në të dhënat e përditësuara të Institutit të Shëndetit Publik për vitin 2015 rezulton se tendenca e përdorimit të kokainës është rritur ndjeshëm. Me rritje rezulton edhe numri i përdoruesve të të gjitha drogave të tjera të forta, si heroina.

ISHP thotë se përdorimi i drogave po rritet edhe tek adoleshentët. Sipas Instituti, 11.7% e moshave nga 15 deri në 34 vjeç kanë provuar të paktën një herë marijuanë dhe 4.7 % kanë provuar kokainën./lapsi.al

Share:
Reklama juaj