Home KRYESORE Surprizon Kim Jong-Un, “harron” raketat bërthamore dhe shfaqet me gruan pas shumë...

Surprizon Kim Jong-Un, “harron” raketat bërthamore dhe shfaqet me gruan pas shumë kohëve

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka vizituar fabrikën e prodhimit të produkteve kozmetike në Penian, së bashku me bashkëshorten e tij, Ri Sol-Ju. Nga aty, ai u bëri thirrje femrave të vendit të tij që të “bëhen më të bukura”.

Ndërkohë bashkëshortja e tij e cila ka munguar së shumti në daljet publike përgjatë këtij viti, besohet se i ka dhënë jetë fëmijës së tyre të tretë.

Megjithatë, ajo u pa për herë të parë këtë vit në muajin korrik, kur çifti ishte i pranishëm në një banket për të festuar nisjen e testit të suksesshëm të një rakete balistike ndërkontinentale.

Çifti u martua në vitin 2009, në një martesë që besohet se është rregulluar nga i ati i Kim Jong-Un. /360grade.al 

Share: