Home KRYESORE Xhafaj vizitë në Itali, a do të flasë për çështjen “Tahiri”?

Xhafaj vizitë në Itali, a do të flasë për çështjen “Tahiri”?

0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillon një vizitë në shtetin fqinj, Itali në kulmin e skandalit të përgjimeve të kryera nga Italia për ish-ministrin Tahiri. Në media u fol se vizita ka lidhje pikërisht me këtë çështje, por Ministria e Brendshme e mohoi duke thënë se po merr pjesë në konferencën rajonale të ministrave të Brendshëm në Trieste, në përmbyllje të projektit IPA.

Takimi i Triestës ka fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit ndër-rajonal dhe zhvillohet në një moment të vështirë për vendin tonë kur një ish-ministër është nën akuzë për trafik droge. /Opinion.al

Share:
Reklama juaj