Home KRYESORE Zjarre masive ne Kaliforni, sikur ka rënë bombë bërthamore!

Zjarre masive ne Kaliforni, sikur ka rënë bombë bërthamore!

0

Zjarret masive që kalojnë përmes Kalifornisë kanë të vrarë të paktën 21 persona dhe kanë dëmtuar mijëra shtëpi, biznese dhe ndërtesa të tjera, thanë autoritetet.

Zjarrfikësit ende janë duke u ndeshur me 22 zjarre në qarqet e shumta të Kalifornisë të mërkurën në mëngjes. Të intensifikuar nga erërat e forta, flakët kanë djegur rreth 170,000 hektarë tokë, ka dëmtuar ose ka shkatërruar së paku 3,500 struktura dhe kanë detyruar rreth 20,000 banorë të largohen, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri.

Shkaqet e zjarreve janë të panjohura.

Më shumë se 2,700 zjarrfikës dhe personeli mbështetës janë duke u ndeshur me zjarret, sipas Qendrës Kombëtare të Zjarrfikësve. Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për Napa, Sonoma dhe Yuba, qarqe në Kaliforni Veriore.

Zona të tëra janë shkrumbuar totalisht sikur është hedhur ndonjë bombë bërthamore.

Agjencitë federale si dhe zjarrfikës nga qarqet fqinje si Nevada apo Uashingtoni po ndihmojnë me burime.

Share:
Reklama juaj